Champions League/ United pret Atleticon, ja formacionet zyrtare të skuadrave!

Manchester United pret sot Atletico Madridin, në kuadër të ndeshjes së kthimit për raundin e 1/8-ve në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë e zhvilluar në “Wanda Metripolitano” përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa sonte do mësohet se cila skuadër do kualifikohet në çerekfinale.

Anglezët në fakt shpëtuan nga humbja falë një goli në minutat e fundit të 19 vjeçarit Elanga. Por tani duket se skuadra është rikthyer më e bashkuar se kurrë, kjo falë dhe liderit të tyre, Kristiano Ronaldo.

Portugezi shënoi tre gola në fitoren ndaj Totenhemit në kampionat dhe synon të lërë shenjë përsëri sonte, ku përballë ka një prej “viktimave” të tija të preferuara. Ndeshja fillon në orën 21:00.

FORMACIONET ZYRTARE

Man Utd: De Gea; Dalot, Varane, Maguire, Telles; McTominay, Fred; Sancho, Fernandes, Elanga; Ronaldo

Atl Madrid: Oblak; Llorente, Gimenez, Savic, Lodi; Herrera, Reinildo, Koke, De Paul; Felix, Griezmann