‘Gruaja ime lindi në bunker’, futbollisti ukrainas tregon tmerrin e luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kievin dhe Athinën e ndajnë 26 orë rrugë me makinë. Këtë e ka provuar në lëkurën e tij Jevgen Shakhov, që duke shtuar distancën edhe luftën, bombat, gruan larg dhe vajzën e tij të porsalindur, ka pasur një nga udhëtimet më të çuditshme të jetës së tij, me një përzierje ndjenjash mes frikës dhe lumturisë për jetën e re që kishte lindur.

Ukrainasi, ish-futbollisti i Leçes që aktualisht është pjesë e AEK-ut të Athinës, ishte në timon për tri ditë me radhë deri në takimin e parë me të voglën Amenia dhe me bashkëshorten Alona, për të cilat udhëtoi deri në kufirin rumun për t’i përqafuar dhe për t’i rimarrë me vete në Greqi.

Gruaja e mesfushorit ishte kthyer në vendlindje për të kaluar ditët e fundit të shtatzënisë, pa e ditur se do të gjendej mes sulmesh dhe larg bashkëshortit të saj. “Nuk kam mundur të jem i pranishëm në lindjen e vajzës dhe pranë gruas sime, sepse e dija që nëse do të hyja në Ukrainë, asnjëri nga ne nuk do të dilte më”, ka qenë fjalia e parë e rrëfimit të Jevgenit që më pas ka vazhduar duke treguar gjithë odisenë e tij.

SHTATZËNË NË BUNKER – “Unë dhe gruaja ime jetojmë në Athinë, por donim që vajza jonë të lindte në Kiev, në qytetin tonë, e për këtë Alona u kthye te prindërit, ndërkohë që unë isha me skuadrën. Natën e 24 shkurtit mora një telefonatë nga Ukraina dhe ishte gruaja ime që duke qarë më lajmëroi se sulmet ruse kishin filluar. Që prej asaj dite unë kam përjetuar terror”, ka treguar mes emocionesh për “La Gazzeta dello Sport” ukrainasi që në vazhdim zbulon se lindja e vajzës së tij mund të kishte ndodhur në një bunker.

 

 

Lexo edhe :  Si po ecin bisedimet SHBA-Kinë për tarifat?

“Para se të gjente mundësinë për të shkuar në spital, në muajin e 9-të të shtatzënisë, bashkëshortja ime, ashtu si gjithë familja dhe populli im, u strehua në një nga bunkerët që po përdoren edhe aktualisht për t’u mbrojtur nga bombardimet. Vajza ime mund të kishte lindur nga momenti në moment dhe asnjë ndihmë e specializuar nuk do të ishte aty për ta ndihmuar. Është e tmerrshme që jetojmë në kohëra kaq moderne dhe të përjetojmë luftë e të ndodhin gjëra të tilla”, shtoi futbollisti.

TAKIMI NË KUFI – Me të lindur vajza e tij më 28 shkurt, iu drejtua kufirit rumun. Shakhov nuk mundej të rrinte duarkryq dhe të linte familjen e tij në atë gjendje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Me Alonën kemi vendosur që patjetër duhet të largoheshin nga Ukraina dhe për ta bërë këtë do të takoheshim në kufirin rumun. Ajo bashkë me të voglën tonë duhet të kalonin 5 ditë në makinë, 2 për të dalë nga Ukraina dhe 3 të tjera për të arritur në Athinë dhe rruga ishte një frikë e tmerrshme. Udhëtimi i gjatë konsistonte në postblokë të shumtë, trafik të papërshkrueshëm dhe patjetër që drithërima. Nga momenti në moment mund të binte një bombë dhe duhet të bëhej shumë kujdes për rrugën që duhet të zgjidhej. Fatmirësisht ishte pranë tyre vëllai im që i solli pranë meje. Me takimin në kufi me ta, frika ia la vendin lumturisë dhe më pas përsëri frikës. Vëllai dhe babai im janë të detyruar të qëndrojnë në Ukrainë e bashkë me ta edhe mamaja ime që nuk dëshiron t’i lërë vetëm. Ndiej zemërim kur mendoj se ka njerëz që e justifikojnë këtë luftë. 2 milionë e gjysmë njerëz janë arratisur nga shtëpitë dhe kaq mjafton për të treguar tmerrin”.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV