Gjirokastër/ 6 veta në protestën kundër rritjes së çmimeve, qytetari: I vetëm do dal çdo ditë!

Gjirokastra  ka refuzuar sot protestën e thirrur kundër rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit. Vetëm 6 persona kanë dalë pasditen e sotme në vendin ku ishte njoftuar se do të mbahej protesta.

Protestuesit e pranishëm, pavarësisht se të paktë në numër i kanë bërë thirrje popullit t’i bashkohen.

“Shteti të na rrojë. Çmimet jane shumë të mira”,-u shpreh një protestues.

“Sikur edhe fill i vetëm të mbetem, këtu do të jem çdo ditë. Ku jeni?! Nëpër kafene ankoheni, por në shesh nuk dilni”,-tha një tjetër.