Meta reagon pas vendimit të Gjykatës së Hagës: Pushtimi i Ukrainës të ndalojë menjëherë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës.

Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se GjND konfirmon dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare në unison ka argumentuar se ky agresion është i pajustifikuar dhe i paprovokuar.

Sipas tij sulmi rus mbi Ukrainë duhet të ndalojë menjëherë, ndërsa shton se Shqipëria mbështet integritetin territorial të Ukrainës.

Postimi i Metës:

Përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës.

Duke theksuar se nuk ka asnjë provë që të mbështesë justifikimin e Rusisë për luftën, GjND konfirmon dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare në unison ka argumentuar se ky agresion është i pajustifikuar dhe i paprovokuar.

Pushtimi rus i Ukrainës duhet të ndalojë menjëherë dhe forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina.

Shqipëria është në krah të Ukrainës mike, në mbështetje të luftës së saj heroike në mbrojtje të pavarësisë, integritetit territorial dhe të vlerave europiane.

Të fundit

Sulm me thikë në Gjermani, autori plagos 5 persona

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të...

Kapen dy shqiptarët në ‘shtëpi bari’, Gjykatësi: Jeni rrota të vogla të një makinerie

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u kapën në një "shtëpi bari" duke u kujdesur për rreth 900...

Një protestë kundër vullnetit popullor

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se...

PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

Është mbyllur numërimi i votve të diasporës të ardhura nga Greqia për qarkun e Korçës. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se me mbylljen...

Diaspora votë masive për PS-në, në Gjirokastër merr 76,1 %

Ndërkohë në 11 qarqe të tjerë socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Gjirokastër me 76.1 % të...

Lajme të tjera

Web TV