Gjirokastra ka refuzuar sot protestën e thirrur kundër rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit. Vetëm 6 persona kanë dalë pasditen e sotme në vendin ku ishte njoftuar se do të mbahej protesta.
Protestuesit e pranishëm, pavarësisht se të paktë në numër i kanë bërë thirrje popullit t’i bashkohen.
“Shteti të na rrojë. Çmimet jane shumë të mira”,-u shpreh një protestues.
“Sikur edhe fill i vetëm të mbetem, këtu do të jem çdo ditë. Ku jeni?! Nëpër kafene ankoheni, por në shesh nuk dilni”,-tha një tjetër.