Rama: Ndaluam furtunën e rritjes së energjisë, por s’do të thotë se kjo furtuna nuk ekziston

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ne një takim me përfaqësues të biznesit të vogël përsëriti edhe një herë nga Durrësi se problemi më i madh për qytetarët do të ishte rritja e çmimit të energjisë elektrike, ku tha se shteti po mbulon për familjarët dhe biznesin e vogël rritjen e çmendur të energjisë.

Është e rëndësishme që kur përballemi me një presion dhe një barrë ekstra të jashtëzakonshme për shkak të dicckaje që na ndodh jashtë vullnetit tonë ta dimë ccfarë po ndodh. Ccfarë është kjo frocë presioni ndaj mënyrës së përditshme të jetesës dhe si do ia dalim. Fakti është se këtë situatë e solli një luftë që as e nisëm ne dhe as e ndalojmë. Nëse rritja e ccmimeve është diccka që vjen si rezultat i papërgjegjshmërisë, i pangopësisë ky është një fakt tjetër. Dhe që këtë e ka sjellë lufta duhet të jesh krejtësisht i papërgjegjshëm që ta mohosh. Ata që bënë përpjekjen e turpshme për të instrumentalizuar alarmin e asaj ccfarë po ndodh. Në këtë luftë ne jemi në krahun e atyre që janë të kërcenuar. Sapo ne dalim në fillim të javës së shkuar dhe themi se brenda javës do japim skenarët e zgjidhjeve çohen menjëherë lajmërojnë protesta dhe thonë po na iku edhe kësaj radhe nuk e kapim më. Ata pra që bien viktimë e këtyre njerëzve, aq sa i mirëkuptoj, aq u them se duhet të jeni të hapur për të dëgjuar faktet. Nuk duhet tu flas inati dhe emocioni. Deri dje e kishim naftën më të lartë për arsye që i kemi shpjeguar, sot ka ndryshuar gjëja, jo se e vendosi qeveria. Po të shikoni grafikun e rritjes së çmimit është komplet i përputhur. Ajo që ndodh me vendet më të mëdha çmimi ka shkuar edhe më shumë nga se e kishim ne në fillim. Sot problemi që kanë kompanitë është a do të kemi mundësi të sigurojmë prodhimin. Ndërkohë që nafta është një element goditës për të gjithë, problem është edhe energjia dhe ky është një problem për të gjithë. Ndaluam qe furtuna e rritjes së energjisë të prek familjarët dhe biznesin e vogël, por kjo nuk do të thotë se furtuna nuk ekziston. Nëse do të ulnim edhe taksat e naftës do të shkonim në falimentim menjëherë, me çfarë do i financonim këto nevoja?”, tha Rama.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV