Arrestimi i Elsa Lilës, Rezarta Shkurta i befason të gjithë me reagimin: Fajin e ka Pirro Çako

Arrestimi i Elsa Lilës nga policia italiane, në mesin e 13 personave, të cilët trafikonin drogë midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës, ka shkaktuar shumë reagime në rrjet.

Shumë prej reagimeve kanë qenë edhe në mbrojtje të këngëtares. Më i fundit, vjen nga këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila ka ndarë në Instastory një pjesë nga dueti i Elsës me Pirro Çakon, “Diferenca je ti”.

Rezarta plot humor ka thënë se fajin për këtë situatë e ka Pirro.

“E gjeta kush e ka fajin. Kush bën këngën me Pirron e kap tersi me ligjin”, ka shkruar ajo.

Më tej, në story-n e radhës, Shkurta ka treguar se Elsën do e pëlqejë gjithmonë si artiste.

“Unë Elsën e kam dashur qëkur isha fëmijë dhe do e dua përjetësisht”, ka shtuar Rezarta.