Çmimet e ushqimeve arrijnë majat, Rama takon importuesit e mëdhenj: Ulini!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama zhvilloi një takim me importuesit dhe tregtuesit e mallrave ushqimorë me shumicë dhe pakicë në treg duke theksuar se jemi në një situatë të pazakontë, prandaj edhe kërkohet një sjellje ndryshe nga ato normale. Rama tha se deri më tani qeveria nuk ka ndërhyrë në treg, por në situatën e krijuar nevojitet një qasje tjetër.

“Është momenti për të bërë një komunikim publik në Kryeministri, për të ndarë me ju se cila duhet të jetë forma e sjelljes në këtë moment kaq dramatik. Kjo vijë diktohet nga domosdoshmëria për të patur një qasje të ndryshme nga ajo e kohëve normale. Unë nuk hyj te ata që besojnë te ndërhyrjet në treg, por kjo vlen për një kohë normale. Kjo vlen për krizat organike të një kohe normale, siç ishte kriza organike e inflacionit në të gjithë botën që u reflektua këtu me një rritje të lehtë, jo të pandjeshme të çmimeve hap pas hapi në periudhën e fundit. Ndërkohë, sot nuk jemi në këto kushte. Jemi në kushte të tjera” , tha Rama

Kryeministri tha se krizën nuk e kërkuam, por ajo na gjeti.

“Tani është momenti për të harruar fitimin. Ne i dimë vështirësitë tuaja, por mendojmë se ka hapësira për ulje. Siç është çmimi i vajit për shembull apo produkteve të ngjashme. Është situata që ju nuk mund të vazhdoni më me këto çmime. Fakti që qytetarët vijojnë të blejnë tregon një situatë tjetër, jo atë që janë të kënaqur me situatën e krijuar. Dje, në një komunikim, ishte një argument që bota mund të përballet me shokun më të madh të furnizimit me karburant në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit, si rezultat i daljes jashtë të një shifre marramendëve barrelash që furnizohen nga Rusia. Madje, ka skenarë që thonë se mund të përballemi me krizën e karburanteve si ajo e vitit 1974”, tha kryeministri.

Të fundit

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

‘Nuk është i nevojshëm’/ Arabia ndalon shitjen e alkoolit gjatë Kupës së Botës 2034

Arabia Saudite ka konfirmuar se gjatë Kupës së Botës 2034, e cila do të mbahet në pesë qytete saudite, nuk do të lejohet shitja...

Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë në Tiranë

Analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se vendosja e Chris LaCivita në krye të ekipit që do të organizojë fushatën zgjedhore të kampit demokrat, nuk është...

Të qeshur dhe pranë njëri-tjetrit/ Berisha uron bashkëshorten: Gëzuar Shën Valentinin!

Sali Berisha ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në Ditën e Shën Valentinit, duke publikuar një foto me...

Lajme të tjera

Web TV