Posedonin dhe shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë policore për dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike të forta, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Fier finalizuan operacionin policor të koduar “Servisi”.

Në afërsi të një servisi, në lagjen “Liri”, Fier, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Benz” me të cilin po qarkullonin shtetasit L. (L). M dhe V. K. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 108 gramë lëndë narkotike kokainë.

 

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit Ludi (Lutfi) Meçaj, 32 vjeç dhe Visar Kolina, 32 vjeç, të dy banues në Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Dy gabime që kushtuan shumë në Ligën e Kampionëve

Një tjetër lojë e shkëlqyer. Por këtë herë doli me vështirësi. Rezultati nuk është i mirë. Për sa i...

Berisha ‘bëhet lëmsh’ gjatë fjalimit/ Alizotin s’e mbajnë nervat: O maskarenj!

Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi sot një miting elektoral përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Elbasanit. Berisha i shoqëruar edhe nga kandidatët...

Meta bën kalkulimet nga qelia/ Pas fitores, i japim zhvillim bujqësisë dhe turizmit!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga paraburgimi i 313-ës ku ndodhet prej tetorit të kaluar, ka shprehur falenderime për thirrjen ndaj lushnjarëve që...

Rivlerësimi i pronave në gjysmën e dytë të vitit/ Ja kategoritë që përfitojnë

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme është shtyrë për në gjysmën e dytë të vitit 2025, por pa një afat se kur do të fillojë...

Lobimi në SHBA, si besëprerje e Berishës për demokratët!

Në vigjilje të zgjedhjeve të 11 majit, kur demokratët presin të ndodhë rotacioni i shumëpritur i pushtetit, sikurse ka dalë dhe shprehja “është radha...

Lajme të tjera

Web TV