Paralajmëron Rama: Qeveria po bën gati planin, dita pa makina dhe puna nga shtëpia një opsion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka thënë se qeveria po përpilon një plan për kursimin e energjisë dhe hidrokarbureve. Në këtë plan që pritet të shpaloset në ditët në vijim, parashikohet që të ketë ditë të veçanta pa makina, si dhe në sektorë të ndryshëm në 3 ditë të javës të punohet nga shtëpia.

“Ndërkohë që diskutojmë çmimet këtu rreziku është mungesa. Pavarësisht se do ta blesh nuk e gjen. Agjencia e Energjisë sot ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madh të furnizimit me naftë ndër dekada. Ajo që unë kam kuptuar më shumë duke marrë informacionet e nevojshme. Ajo së cilës me gjasë i referohem me dekada është kriza e 74-ës, kur ne ishim në bunker, por kur bota ka kaluar një moment kritik të furnizimit me naftë. Agjencia ka nxjerrë një plan me 10 pika ku janë 2 gjëra që ne kemi diskutuar mes nesh, por që natyrisht i kemi mbajtur që të mos na hidhen në fyt. Është problem i madh kur njeriu nuk do të pranojë faktetet. Ai që nuk pranon faktet është problem.

E ndeshim në jetën e përditshme. Kur qeveria flet për krizë është problem i madh. Agjencia flet për një gjë që ne do e bëjmë dhe faktikisht do të bëjmë një mbledhje, që ta bëjmë ditën e hënë pa makina, nëse vendosim kështu. Por do të vijë gradualisht, e diela pa makina, për të kursyer. Ose të flasim për 3 ditë mos vajtje në punë si me COVID-in, për shkak kursimi. Kjo është situata. Arsyeja se përse bëmë atë vizitë në Dubai ishte për të parë mundësitë e grantimit të furnizimeve. E dëgjuat drejtpërdrejt nga Princi i Kurorës, që gjërat që lidhen me furnizimin me naftë nuk janë mirë. Rritja e çmimeve është vetëm pjesa e parë e filmit të mundshëm.

Lexo edhe :  Rama në SchwarzGroup: Interes për të investuar në Shqipëri

Në një moment të caktuar, mund të ndodhë që të mos ketë mjaftueshëm naftë. Sidoqoftë në rastin konkret këtë fond e kemi vendosur dhe avokati i popullit me 4 rrota e ka përshëndetur i pari këtë. Do ta vendosim në dispozicionin tuaj. Sektori juaj do të ishte në kushtet e një kolapsi total. Ne na intereson që të gjithë njerëzit që përdorin autobusin të mos kenë probleme. Duhet të ulemi të bisedojmë një zgjidhje afatmesme”, tha Rama.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV