Dita e 24 e luftimeve/ Zelensky i drejtohet Putin: Është koha të takohemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje për paqe Rusisë dhe presidenti rus Vladimir Putin që të ulen në tryezë tryezë “pa vonesë”. Ai tha se ky është shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin për gabimin e saj në pushtimin e Ukrainës.

“Ky është shansi i vetëm për Rusinë për të zvogëluar dëmin nga gabimi i saj”, tha Zelensky në një video të postuar në rrjetet sociale. “Është koha të takohemi, është koha të bisedojmë, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’iu duhen breza për t’u rikuperuar”, shtoi ai.

Ndërkohë Luftimet kanë vazhduar në qytetin Mariupol, ku kryetari i bashkisë njoftoi se forcat ruse kanë arritur në qendër të qytetit. Sakaq përpjekja e forcave të armatosura ruse për të rrethuar Kievin është ndalur nga Ukraina. Presidenti amerikan Joe Biden ndërkohë, ka paralajmëruar Kinën që të mos i japë Rusisë pajisje ushtarake në një telefonatë me presidentin Xi Jinping.

Të fundit

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20...

Banaku ku punonte 12-vjeçari falimentoi pas reklamës së Fevziut

Pas promovimit nga gazetari Blendi Fevziu, i cili vlerësoi sipërmarrjen e një 12-vjeçari që shiste limonadë në rezidencën luksoze Green Coast, realiteti në terren...

Ish-futbollisti “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen, nuk pendohem!

"Çekiçi 14", Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Stuhia e dëborës godet Australinë!

Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet e dendura të dëborës, ndërsa moti i keq goditi kontinentin gjatë fundjavës. Autoritetet njoftuan se reshjet...

Fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Spiropali: Shkupi të reagojë!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të egra antishqiptar që u hodhën në Kumanovë, gjatë ndjeshjes së Basketbollit...

Lajme të tjera

Web TV