PAMJE TË RËNDA/ Qytetari dhunohet me leva hekuri në sy të gruas në Bubq (VIDEO)

Një qytetar është dhunuar me leva hekuri. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e sotme në Bubq rreth orës 18:50.

Pamjet e dhunshme janë publikuar nga JOQ Albania ku shihet se si disa persona shtrijnë në tokë një qytetar dhe nisin ta qëllojnë me leva hekuri, grushta e shkelma.

Dëshmitare e kësaj dhune mësohet të ketë qenë edhe gruaja e personit që u sulmua.