Paralajmëruan protestë 24 orëshe para Kryeministrisë, policia ndërhyn për të shpërndarë qytetarët

Këtë të shtunë përpara Kryeministrisë, qytetarë të shumtë u bënë bashkë duke protestuar sërish kundër rritjes së çmimeve.

Ndërsa protestuan prej disa orësh, ata paralajmëruan se tashmë do të qëndrojnë 24 orë para Kryeministrisë, për të marrë vëmendjen e plotë të qeverisë, në mënyrë që ajo të ndërhyjë në uljen e çmimeve.

Aktualisht disa prej tyre kanë qëndruar para Kryeministrisë , ndërsa mes tyre dhe policinë ka pasur përplasje, gjatë tentativave të policisë për t’i shpërndarë.