Vetëvritet me litar Saimir Kuçi, anëtari i grupit “Hijet e Natës” ishte në “arrest shtëpie”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Saimir Kuçi, një nga anëtarët e grupit të grabitjeve “Hijet e Natës” dhe i dënuar nga drejtësia shqiptare me 11 vite burgim, është gjendur i pajetë në banesën e tij në Tiranë. Kuçi, u arrestua në muajin Nëntor 2021, nga prokuroria e Krujës si person I dyshuar në grabitjen dhe torturimin brenda në banesë të Nazmi Çangut, në fshatin Nikël të Fushë-Krujës. Por prej datës 10 dhjetorit të vitit 2021, Saimir Kuçi, qëndronte në banesën e tij, pasi gjykata e Apelit në Tiranë, urdhëroi lirimin e tij nga burgu, duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Redaksia ka mësuar lajmin nga burime pranë policisë së Tiranës, të cilat kanë shkuar në vendgjarje duke kryer veprime hetimore. Kuçi, ndodhej në masën e “arrestit në shtëpie”, ndërsa sipas personave të afërm të tij, prej disa kohësh ai vuante nga sëmundje nervore, të cilat janë bërë shkak për kryerjen e një veprimi të tillë vetëflijimi. Policia e Tiranës thotë se ngjarja nuk ka lidhje me aktivitetin kriminal të Saimir Kuçit dhe akuzat e ngritura nga prokuroria. Në një foto të siguruar nga redaksia shihet momenti i fundit i Saimir Kuçit, teksa është varur me një litar në shkallët e banesës. Ndërsa ngjitur me trupin e tij, ndodhet dhe një karrige. Një ekspert policie, u shpreh në kushtet e anonimatit se skena është tipike një vetëvrasje dhe në këtë ngjarje nuk kanë konstatuar asnjë element, që do sillte dyshime për një veprim kriminal nga persona të tjerë. Sipas dosjes hetimore Saimir Kuçi, është ndaluar në 6 Nëntor 2021, në banesën e tij ku policia sekuestroi vetëm 0.9 grame hashash dhe një palë pranga. Kuçi u ndalua, si një nga 4 autorët e dyshuar për ngjarjen por nuk u siguruan provat që mund ta implikonin në grabitjen e ndodhur në fund të tetorit 2021 në banesën e Nazmi Çangut. Gjatë hetimeve, prokuroria nuk mundi të sigurojë asnjë gjurmë gishti të Kuçit, si i përfshirë në grabitjen e fajdexhiut, Nazmi Çangu në fshatin Nikël. Ndërsa për këtë ngjarje aktualisht janë shpallur në kërkim Ardian Prenga dhe dy persona të tjerë, të cilët u identifikuan nga analiza e ADN-së.

Të fundit

SPAK “zbret” në terren për evidentimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore

Një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, SPAK hap zyrtarisht fushatën për hetimin e krimeve zgjedhore. Bëhet me dije...

Rama, emigrantëve: Koha të mendoni seriozisht kthimin

“Koha për t’u kthyer”, kjo ishte tema e episodit të radhës të podkastit “Flasim” ku kryeministri Edi Rama kishte të ftuar tre të kthyer...

Trump i bën thirrje Putinit t’i japë fund luftës: Vepro më shpejt!

Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi Rusinë në postimin e tij në platformën Truth Social. Këtë e ka bërë duke kërkuar që Moska të përfshihet më...

Pak para nisjes së fushatës elektorale/ Rama bën me porosi atletet, stampon numrin 5

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak para nisjes së fushatës elektorale të PS-së në Tiranë. Me anë të një video në Facebook, Rama ka...

Euroatlantikët çelin fushatën, Basha: Paga deri në 8 mijë euro

Koalicioni Euroatlantik hap sot fushatën, ndërsa Lulzim Basha ka marrë mbështetjen zyrtare të CDU-së gjermane, një nga forcat më të rëndësishme politike të qendrës...

Lajme të tjera

Web TV