Këtë reklamë per makina mund ta gjeje në vitet 30 në shumë gazeta e revista shqiptare. Shitësi i autorizuar ( pasi në atë kohë nuk kishte koncesionar) shihej se e kishte qendrën në Sarandëe Durrës. Çmimi për këtë lloj veture në atë kohë kapte vlerën e rreth 4700-5000 Franga, ndërsa për kamionët REO “14” p.sh. deri ne 5900-6000 franga.
Interesant është fakti se qysh atëherë, në Shqipëri do mund te kenë zbritur edhe makinat e para me kambio automatike (në fakt, gjysëmautomatike), çka edhe në ditët e sotme përbën një opsion “shtesë” të preferuar në Europë e Shqipëri, duke ia rritur shpesh vlerën automjeteve në treg, të rinj apo të përdorur qofshin. Ndërsa në SHBA raporti mes përdorimit të makinave me kambio automatike dhe atyre manuale është 9/1, në kontinentin tonë e aq më tepër, në Shqipëri, vijon të jetë ndoshta komplet e kundërta, e jo thjesht e vetëm për traditë besoj.
Marka REO (Ransom E. Olds ishte themeluesi që ia nisi aktivitetit në vitin 1905), për ata që i kanë pasion makinat e vjetra (oldtimer-at), merret vesh se pushoi së prodhuari makina, kamionë e autobusë, në vitet ’70, e kësisoj mbetet një relike e çmuar ne historinë e automobilave. Nga informacionet e statistikat që kam mundur të shoh, rezulton se aksesi tek këto makina ishte modest, por makinat amerikane (FORD, Chrysler, Chevrolet etj) depertonin masivisht në krahasim me FIAT-in e markat e tjera europiane.
Më pas u shtuan në qarkullim makinat e tipeve italiane FIAT, duke e zbehur praninë e markave amerikane. Sipas një raporti, deri në vitin 1938, në Shqipëri ekzistonin 404 makina për përdorim personal, 124 autobuzë dhe 442 kamionë. Vetëm në vitin 1938 kishin hyrë në vend 205 automjete, nga të cilat 64 vetura dhe 141 makina pune. FIAT-i, sikurse Volksëagen ne Gjermani, kishte objektiv të përhapej gjerësisht në Shqipëri, e kësisoj ta shfrytëzonte (dmth ta monopolizonte) tërësisht tregun shqiptar, por mbeti sidoqoftë i paplotësuar si objektiv për arsye që dihen e që nuk lidhen vetëm me luftën me shumë sa me atë që ndodhi pas Luftës.