test

U arratis nga Mariupol, rrëfimi rrëqethës i 27-vjeçares ukrainase: Fëmijët po vdesin nga uria dhe etja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Victoria, është një 27-vjeçare ukrainase e cila ka mundur të arratiset nga qyteti i Mariupol.

Ajo ka treguar për mediat vendase se la familjen dhe iku në një fshat rreth 20 km larg qytetit.

“Qyteti im është shkatërruar plotësisht,” thotë ajo, me zërin që i dridhej teksa përshkruan se dëgjonte granatimet e përditshme të sulmeve ruse.
“Njerëzit qëndrojnë në bodrume, por kjo nuk është e sigurt. Ata po bombardojnë aq shumë sa dhe bodrumet e forta janë të rrezikuara.”

Ajo thotë se shumë njerëz nuk kanë ushqime dhe ujë.

 

 

“Tre fëmijë që njoh vdiqën nga dehidratimi. Është shekulli 21 dhe fëmijët po vdesin nga dehidratimi në qytetin tim. Ata po vdesin nga uria tani.”
Victoria shton se ajo nuk ishte në gjendje të ndihmonte anëtarët e tjerë të familjes të largoheshin nga Mariupol.

“Unë do të qëndroj në Ukrainë dhe do të përpiqem të shpëtoj familjen time në Mariupol. Mariupol është jeta ime, nuk e kuptoj pse duhet ta lë qytetin tim, vendin tim për shkak të Rusisë.”

Kujtojmë se Mariupol është kthyer në objektiv të ushtrisë ruse. Ata prej ditësh kanë rrethuar qytetin dhe kanë kërkuar që ushtarët dhe vullnetarët të dorëzohen pa rezistencë, mirëpo kjo është refuzuar kategorikisht prej tyre.

Të fundit

Humbin jetën 14 persona në pelegrinazhin e Haxhit! Shkak temperaturat e larta

Të paktën 14 qytetarë jordanezë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite për shkak të temperaturave të...

Njihuni me deputeten shqiptare në Parlamentin e Brukselit (Emri)

Shqiptarja Kristela Bytyçi do të jetë tashmë deputetja e parë shqiptare e krahut të djathtë nën flamurin e Lëvizjes për Reforma (MR) në Parlamentin...

Kina i bën dhuratën simbolike Australisë, dy panda në shenje paqeje

Pas tensioneve të viteve të fundit, mes Kinës dhe Australisë, duket normalizimi i marrëdhënieve diplomatike është afër. Kryeministri kinez ka zgjedhur dy panda të...

Humbi gjyqin kundër shpalljes ‘non grata’ në Britani, reagon menjëherë Berisha

Sali Berisha reagon pas vendimit të Apelit në Britani, që la në fuqi shpalljen “Non Grata”. “Ne gusht të vitit 2022, une fillova procedurën e...

Fredi Beleri bën rekurs në Gjykatën e Lartë, pak ditë para vendimit të Apelit

Pak ditë para se Apeli i Posaçëm të shprehet për ankimin e dënimit me 2 vite burg mbrojtja e Fredi Belerit i është drejtuar...

Lajme të tjera

Web TV