Alergjitë: A mund të parashikoni se si do të shkojë sezoni i ardhshëm?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim hedh bazat për një metodë të parashikimit të përqendrimeve të polenit në ajër, nga viti në vit, dhe për rrjedhojë edhe intensitetin e alergjive.

Tashmë është një fakt i vërtetuar se alergjitë sezonale po përkeqësohen nga viti në vit: fajtori kryesor i ardhjes së hershme dhe vazhdimit të teshtitjes, acarimit dhe mbingarkesës së syve do të ishte ndryshimi i klimës, i cili, me rritjen e temperaturave dhe përqendrimit të CO2 në ajër, ndikon në çlirimin e polenit nga bimët dhe pemët. Por a mund të dihet sa intensiv do të jetë sezoni i ardhshëm, për t’u përgatitur në kohë?

PARANDALIMI ESHTE ME MIRE SE SHËRIMI. Sipas një studimi të botuar në Science, po: falë një qasjeje të re të bazuar në dy modele të ndryshme parashikimi, studiuesit ishin në gjendje të vlerësonin se si mund të ndryshojë sezoni i alergjive në vitet e ardhshme në vendet e Evropës Veriperëndimore. Doli se intensiteti i alergjive mund të rritet ndjeshëm për shkak të ndryshimeve klimatike, duke arritur + 60% nëse sasia e CO2 në atmosferë arrin 800 pjesë për milion (tani jemi në mbi 400 ppm).

“Këto parashikime mund të jenë të dobishme për pacientët alergjikë dhe për të gjithë industrinë e kujdesit shëndetësor”, thuhet në studim. Në planin afatgjatë, shpjegojnë studiuesit, ndryshimet klimatike do të rrisin përqendrimet e polenit në ajër dhe do të zgjasin sezonin e alergjive, duke rritur numrin e njerëzve të ndjeshëm ndaj polenit.

NJE ARSYE MË SHUMË. Nëse njerëzimi nuk dështon në mënyrë të mjerueshme për të frenuar emetimet e karbonit, (për fat të mirë) nuk ka gjasa të arrijë 800 ppm. Sidoqoftë, lidhja midis emetimeve të CO2 dhe rritjes së polenit mbetet dhe na jep një arsye më shumë (nëse ka) për t’u angazhuar më tej për të reduktuar emetimet e ndotësve dhe për të mbrojtur planetin tonë.

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV