Sejko tregon masat e BSH nëse vendi përballet me rritje të zgjatur të çmimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli për disa skenarë që mund të përdoren në rast se vazhdon problematika e rritjes së çmimeve në vend. Gjatë një konference për mediat, Sejko u pyet nëse ka BSH alternativa që të mundësohet stabiliteti i çmimeve në vend.

“Objektivi kryesor i BSH është që të ruaj stabilitetin e çmimeve. Instrumenti kryesor që përdoret është norma bazë e interesit. Ajo aplikohet mbi monedhën kombëtare. Kërkohen 2-3 mujor që të reflektohet te niveloi i çmimeve. Kemi dhe elementet e tjerë mikro-0 dhe marko që aplikohen mbi sistemin financiar dhe bankar por dhe për likuiditetin. BSH do të vazhdojë të punojë. ne kemi pasur rritje të konsumit të investimeve dhe rritje të kreditimit në monedhën kombëtare. Ndaj ne kemi lançuar planin e monedhës kombëtare. Instrumentet e tjera që përmenda do të jenë në funksion të stabilitetit të çmimeve. Çdo krizë ka specifikat e saj. Do shohim tregjet. Këto janë goditje të ofertës që vijnë nga tregjet ndërkombëtare.”, tha ai.

Sejko u ndal edhe te kursi i këmbimit në vend dhe sjelljet e tij të çuditshme ku shpesh herë është zhvleftësuar monedha vendase.
“Sjellja e kursit të këmbimit në këtë moment shfaqi të njëjtën sjellje kur nisi kriza e pandemisë. Para dy vitesh, sapo filloi goditja nga kriza e pandemisë, patëm zhvlerësim të monedhës kombëtare. E njëjta gjë ndodhi edhe këtë radhë. Para disa javësh, kursi i këmbimit pati zhvlerësim. Duke qenë një regjim i lirë i kursit, ne ndërhyjmë në rastet kur përcaktohet në rregullore. Kur kursi ka sjellje të çuditshme. Konkretisht ishim në këtë situatë. Por nuk përfaqësonte një situatë reale, ndaj edhe BSH ndërhyri dhe kursi u stabilizua pas ndërhyrjes së BSH. Dhe kjo vërtetoi se sjellja e kursit ishte si pasojë e sjelljes psikologjike.”, pohoi Sejko.

Të fundit

Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”

Gjykata e Lartë në Prokuple të Serbisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Sasha Gjorgjeviqin nga...

Sezoni veror, radhë e gjatë automjetesh doganën e Qafë Thanës

Radhe dhe pritje në doganën e Qafë Thanës. Radha e automjeteve që do të kalojnë në kufi është mbi 1 kilometër që shoqërohet me...

Rikthehen temperaturat ekstreme në Evropë, Mesdheu nën “pushtetin” e zjarreve

Në Portugali, situata mbetet kritike. Mbi 2 mijë zjarrfikës janë angazhuar në terren për të luftuar zjarret në mbarë vendin. Zjarri në zonën Ponte...

Trump firmosi urdhrin për tarifat, bien tregjet europiane

Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar rënie të konsiderueshme pas një tjetër përshkallëzimi në luftën tregtare të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë...

Zoti Dumani, drejtësia nuk është konferencë shtypi!

Nga Fejzo Subashi Zoti Dumani, nuk jeni as komod, as më pak  i detyruar të dilni shpesh në konferenca shtypi. Kjo jo së nuk dua unë,...

Lajme të tjera

Web TV