Vuçiç jep lajmin: Për Shqipërinë bëjmë përjashtim, do të eksportojmë 30 mijë tonë dhe një sasi misri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SERBI– Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri me dije sot se qeveria serbe do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se 30 mijë tonë grurë dhe një sasi më e vogël e misrit do të shkojnë në Shqipëri.

“Qeveria nesër do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se 30 mijë tonë grurë do të shkojnë në Shqipëri dhe një sasi më e vogël e misrit. Jemi të sigurt edhe nëse nuk kemi korrje dhe me atë korrje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë”, tha ai.

Ky vendim i Vuçiç u paralajmërua më herët nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se po negociohet me Serbinë për një sasi gruri të kontraktuar më herët nga kompanitë shqiptare, para se Serbia të bllokonte eksportet për të ruajtur popullin e saj nga kriza. Rama tha se kjo bëhet përmes ‘Ballkanit të Hapur’. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur çmimi i miellit është rritur në vend për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Pakditë më parë Serbia mori vendimin për ndalimin e eksporteve të grurit, misrit, miellit dhe vajit të gatimit, si masë për ndalimin e rritjes së çmimeve të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, por pavarësisht kësaj, Vuçiç tha se do të bëjë një përjashtim për Shqipërinë.

Të fundit

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj,...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit, Trump ka mobilizuar gjithsej rreth...

Fermeri përdhunoi për dy dekada gruan dhe vajzën e mitur

Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur në Zelandën e Re. Një fermer qumështi po përballet me çështjen në të cilën akuzohet për përdhunimin...

Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një “takim i dytë i shpejtë” me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn ka të ngjarë të pasojë...

Lajme të tjera

Web TV