Arnold Schwarzenegger mesazh Putin dhe rusëve: Bombat nuk bien mbi armikun por mbi shtëpitë dhe spitalet (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari italian, Roberto Saviano, ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, një video të aktorit Arnold Schwarzenegger i cili jep një mesazh shumë të rëndësishëm në lidhje me luftën në Ukrainë.

Aktori me famë botërore ka dhënë një mesazh për Putinin dhe rusët që luftojnë në Ukrainë. “Çdo bombë, çdo granatë që bie, nuk bie mbi armikun, por mbi një shkollë, një spital ose një shtëpi”, shprehet ai.

Statusi i plotë i Roberto Saviano

“Çdo bombë, çdo granatë që bie, nuk bie mbi armikun, por mbi një shkollë, një spital, një shtëpi”. Arnold Schwarzenegger ka nisur një apel për Putinin dhe rusët që jetojnë apo luftojnë në Ukrainë dhe kjo video ka arritur shifrën 700 mijë shikime në Rusi, ku si aktor është veçanërisht i dashur për faktin se ka mishëruar protagonistin e parë rus në një film.
Schwarzenegger, me këtë mesazh drejtuar rusëve dhe veçanërisht ushtarëve që janë në front, është një mijë herë më i fuqishëm se kur bëja brohoritje për të në kinema si fëmijë”.

Të fundit

Hijet e skandalit të dopingut në kualifikueset e Botërorit, kombëtarja rrezikon shumë

Ekipi kombëtar i futbollit të Bolivisë është përfshirë në një skandal dopingu që mund t’i kushtojë deri në shtatë...

Nga gazi te valuta e huaj: Cilat janë sanksionet e reja të ashpra të BE ndaj Moskës

Nga Elton Metaj Këshilli i Bashkimit Europian miratoi paketën e 18-të sanksioneve kundër Rusisë . Qëllimi i sanksioneve është ta bëjnë më të kushtueshme vazhdimin...

Përpjekje për të ndaluar luftën/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës

BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të ulin çmimin maksimal të naftës ruse, në një përpjekje për të kufizuar më tej aftësinë...

Kancelari Merz për BBC: Europa të bëjë më shumë për mbrojtjen

Kancelari gjerman, Friedrich Merz pranon kritikat e Presidentit Trump për mungesën e fondeve nga Europa për sigurinë e përbashkët. Në një intervistë për rrjetin...

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në këtë vend, ja arsyeja

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në Rusi, teksa ligjvënësit ashpërsojnë kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve armiqësore”. “Është koha që WhatsApp...

Lajme të tjera

Web TV