“Do t’i fluturojnë bombat nukleare mbi kokë”, ish-deputeti rus tregon kush do t’i sjellë fundin Putinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Dumës ruse, Ilya Ponomarev, i njohur si një prej kritikëve më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, ka folur në BBC për të ardhmen e Rusisë dhe vetë Putinit.

Ai ka thënë se presidenti rus ka nisur në Ukrainë një luftë imperialiste që mund ta ndajë në copa Rusinë, pasi rrezikohet nga lufta civile, siç ka ndodhur rëndom në historinë ruse.

Ponomarev ka thënë se lufta civile në Rusi është e paevitueshme.

“Ka filluar me 24 shkurt. Kur sulmoi Ukrainën ai nisi një luftë imperialiste dhe pas luftës imperialiste do të ketë një luftë civile. Është e paevitueshme. Do të ndodh”, ka thënë ai.

BBC ka pyetur kritikun se kush do ta zëvendësojë Putinin pasi ai të jetë rrëzuar nga pushteti. Ka thënë se kjo do të varet nga ajo se kush ia sjell fundin atij.

“Kjo varet nga ajo se kush do ta rrëzojë. Me gjasë do të jenë liberalë, njerëz si unë. Mund të jetë edhe një skenar kur ushtria ukrainase e mund Putinin. Pra e mundin ushtarët ukrainas, por nuk përjashtohet mundësia që z. Putin t’i fluturojnë bombat nukleare mbi kokë dhe pastaj vijnë forcat amerikane”, ka theksuar ai.

Ai ka deklaruar se Rusia nuk është tamam si Gjermania e Hitlerit aktualisht, por është shumë afër saj. /GazetaExpress/

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV