Enno Bozdo i Komisionit të Rithemelimit pranon që ka bërë negociata me PD-në zyrtare: Brenda 30 prillit bashkohemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se për Komisionin e Rithemelimit pajtimi dhe bashkimi me PD-në zyrtare po arrihet por në një formë ndryshe nga ajo që mendon PD-ja zyrtare. Anëtari i këtij komisioni Enno Bozdo pranon se është njëri nga ata që ka bërë personalisht negociata.

I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku, Bozdo madje dha edhe datën 30 prill si kohë kur ky pajtim dhe bashkim do ndodhë. “Që pas 6 marsit negociatat kanë nisur në bazë duke u kërkuar pjesës së PD-së zyrtare t;i bashkohen aksionit të tyre politik. Unë personalisht kam kengocuar në dy degë të rëndësishme që morën pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, por pa i përmendur ato”, tha Bozdo. Por si janë kryer këto negociat dhe me kë ëhstë negocuar? Bozdo jep detajet duke u mëbshteyur në parimin nga baza në qqendër. “Këto negociata kanë follaur me intesitet në nivelin e degëve aq sa çjanë, 20 për qind, 10 përqind diku dhe është kuotuar nga njerëzit e mirëfilltë politikë të Partisë Demokrartike që ku është e vërteta se cfarë duhet bërë. Kjo ka nisur që më datën 7 mars pa pritu dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Negociatat vazhdojnë dhe kontaktet nuk pushojnë. Negociohet në dy nivele. Në nivelin e  deputetëve negociohet për të arritur një marrëveshje për të arritur një grup parlamentar unik. Sepse cdo gjë ka ndodhur vetëm grupi parlamentar nuk u shuajt. Sigurisht duke njohur të drejtën e çdo deputeti sepse janë njerëz shumë të rëndësishëm të ruajë bindjen e tij por pavarësisht se çfarë mendon dikush për Bashën dhe Berishën a jemi këtu ne për të bërë opozitë?”, sqaroi Bozod. I pyetur se kur mund të realzioeht kjo, për Bozdon ka shpresë që është e shpejtë duke thënë: “Unë besojs e në nivel strukture nëse gjërat shkojnë me atë ritëm që ne mendojmë Brenda një muaji është e mbyllur totalisht me të gjitha garancitë, me të gjitha kushtet. Ndërsa në nivelin e deputetëve do ndodhë bashkimi maksimal por nuk përjashtoj faktin që dikush të mos dëshirojë të mos jetë pjesë e grupit të PD. Por shumica absolute e grupit do jetë bashkë.” Madje Bozdo bëri publikë edhe faktin se shumë shpejt do zgjiudhete dhe kryetari i ri i grupit parlamentar.

Lexo edhe :  Shembjet në Theth/ Meta leksion Berishës nga burgu: Opozita duhet të ishte atje

 

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV