Thanë së kishte ndërruar jetë/ Sabri Fejzullahu reagon i revoltuar: Është hera e katërt brenda tre muajve që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu vazhdon të ketë ende një karrierë të suksesshme në muzikë, ku zakonisht poston foto apo video gjatë koncerteve ku ai performon.

Mirëpo shpesh herë artisti ka rënë pre e lajmeve të rreme në lidhje me vdekjen e tij.

Së fundmi këngëtari ka reaguar nëpërmjet një videomesazhi të postuar në profilin e tij në “Facebook” në lidhje me portalet që kanë shkruar disa herë se ai ka ndërruar jetë.

Gjatë videos ai tregon se gjendja e tij shëndëtësore është shumë mirë dhe se punon për projektet e tij muzikore pa pushim.

Sipas artistit është hera e katërt brenda tre muajve që portalet shkruajnë lajme të tilla për të. Më pas ai përfundon duke thënë se vetëm Zoti mund të vendosë se kur ai nuk do të jetojë më.

“Përshendetje të gjithë ju që dëgjoni këngët e mia dhe kudo që jeni shqiptarë të nderuar, që ju dua fortë dhe ju çmcoj e ju respektoj. Është hera e katert që brenda tre muajve po shkruhet nëpër portale që unë kam vdekur. Unë jam gjallë jam shëndoshe e mirë, po punoj pa u ndalur, ju dua me gjithë zemër dhe vetëm ai i madhi (Zoti) vendos se kur do të vdes unë. Faleminderit shumë ju dua me shpirt”, u shpreh Sabriu në videomesazh.

Të fundit

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Lajme të tjera

Web TV