“13 ditë pas lindjes…”/ Kledi Kadiu zbulon problemet e shëndetit të të birit: Nuk është e lehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai është një ndër balerinët shqiptarë më të dashur jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Itali. Është fjala për Kledi Kadiun, i cili pak muaj më parë u bekua për herë të dytë me një fëmijë.

Vajza e madhe u bë me vëlla, ndërsa vetë balerini ndau në rrjete sociale lajmin e bukur. Balerini i mirënjohur poston herë pas here foto apo video me familjen, të cilat pëlqehen menjëherë nga ndjekësit e tij të shumtë.

Por së fundmi, Kledi ka dashur që me fansat të ndajë edhe një moment jo shumë të mirë për familjen e tij. Kadiu ka vendosur të jetë një shembull për të gjithë prindërit që po ndjekin me fëmijën e tyre të njëjtin udhëtim si ai, duke treguar problemet e shëndetit të të birit vetëm pak pas lindjes.

“Charlotte dhe unë kemi vendosur të tregojmë një pjesë të historisë sonë, duke shpresuar se kjo do të jetë një shembull për nënat dhe baballarët që janë në një udhëtim të ngjashëm me tonin.

Ne prisnim momentin e duhur për ta bërë këtë, duke ruajtur në radhë të parë djalin tonë, motrën e tij të vogël dhe energjitë tona.

13 ditë pas lindjes, Gabrieli pati ethe dhe konvulsione të forta, simptoma të një diagnoze mjaft komplekse: meningo-encefalit. Fillimi i një sprove që na vuri vërtet në provë. Gabrieli mbijetoi dhe pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e një heroi, përdori të gjitha forcat për të rimarrë atë që i mori kjo ngjarje e paparashikuar. Pas më shumë se një muaj e gjysmë shtrimi në terapi intensive dhe shumë e shumë ekzaminime, u kthyem në shtëpi, të vetëdijshëm se rruga e rikuperimit do të ishte e gjatë dhe kërkuese. Ne filluam menjëherë një proces rehabilitimi gjë që na lejoi të kuptojmë plotësisht se si ta ndihmojmë më së miri fëmijën tonë përmes lojës dhe stimulimit.

Lexo edhe :  Instagrami emocional, “fajtori” i gjumit të keq. Këshilla për ta shmangur

Ne nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke pretenduar se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe dashurinë si stimulin më të mirë për të mësuar. Dhe pikërisht për këtë vendosëm të ndajmë historinë tonë. Kur ndodhin gjëra të tilla, mund të jetë e vështirë të gjesh forcën për të ridalë në sipërfaqe. Ndryshimi mund të bëhet nga njerëzit që zgjidhni të keni në krah dhe profesionistët që mbështeten në rritjen e fëmijës suaj. Nuk është e lehtë të përkthesh ndjenjat tona në disa rreshta, sigurisht që ndihemi jashtëzakonisht mirënjohës që jemi pranë Gabrielit që na mëson çdo ditë se sa e çmuar është dhurata e jetës”, ka shkruar Kledi.

Të fundit

Deputetët e Parlamentit Evropian thirrje Mitsotakis: Ndaloni shitjen e anijeve në Rusi!

Në flotën ilegale ruse lundrojnë shumë ish-anije greke. Shitja e anijeve të vjetëruara është fitimprurëse për pronarët grekë të...

Dy aksidente brenda pak minutash, raportohet për 1 viktimë dhe 2 të plagosur!

Dy aksidente rrugore janë regjistruar brenda pak minutash në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elbasanit, duke sjellë pasoja të...

Shtyhet seanca për ish ministrin Fatmir Mediu, gjyqtarja Irena Gjoka me raport mjekësor

GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili eshte nen hetim per dosjen Gerdeci. Shkak është bërë mungesa...

Arrestohet në Britani 39-vjeçari shqiptar, gjykata e Fierit e ka dënuar me 5 vite burg!

Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia britanike. Në kuadër të operacionit të koduar “Akuzat” u vu në pranga shtetasi...

“Unë vetë jam i pakënaqur”- Rama: Por në asnjë mënyrë me një politikan të lashtë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi virutal me qytetarët në rubrikën Sy mSy, është shprehur se edhe vetë është i pakënaqur në shumë gjëraa,...

Lajme të tjera

Web TV