Lufta në Ukrainë, si po “lulëzon” tregtia e s*ksit, refugjatët pre e trafikantëve

“Për hajdutët dhe trafikantët e qenieve njerëzore, lufta në Ukrainë nuk është tragjedi,” paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres në Twitter.

“Është një mundësi e mirë për keqbërësit, gratë dhe fëmijët janë objektivat.” Rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore janë tejet aktive në Ukrainë dhe vendet fqinje në kohë paqeje.

“Tymi” i luftës është mbulesa e përsosur për të rritur biznesin.

Karolina Wierzbińska, një koordinatore në Homo Faber, një organizatë e të drejtave të njeriut me qendër në Lublin, tha që fëmijët ishin një shqetësim i madh.

Shumë të rinj po udhëtonin jashtë Ukrainës të pashoqëruar, tha ajo.

Proceset e rrepta të regjistrimit në Poloni dhe rajone të tjera kufitare – veçanërisht në fillim të luftës – nënkuptojnë zhdukjen e fëmijëve, vendndodhja e tyre aktuale është e panjohur shkruan BBC.

“Unë dhe kolegët e mi u nisëm drejt kufirit polako-ukrainas për të parë vetë nga afër situatën. Ne takuam Margherita Husmanov, një refugjate ukrainase nga Kievi në rreth të 20-tave. Ajo mbërriti në kufi dy javë më parë, por vendosi të qëndrojë, për të ndihmuar në ndalimin e refugjatëve të tjerë që të bien në duar të gabuara.
E pyeta nëse ndihej e pambrojtur. “Po,” më tha ajo. “Kjo është veçanërisht arsyeja pse shqetësohem për sigurinë e tyre. Gratë dhe fëmijët vijnë këtu nga një luftë e tmerrshme. Ata nuk flasin gjuhën polake apo anglisht. Ata nuk e dinë se çfarë po ndodh dhe besojnë atë çdo gjë dikush u thotë.
Kushdo mund të paraqitet në këtë stacion. Ditën e parë që dola vullnetar, pamë tre burra nga Italia. Ata kërkonin gra të bukura për t’i shitur në tregun e seksit.
Thirra policinë dhe doli se kisha të drejtë. Është e tmerrshme”, thotë Margherita Husmanov refugjate vullnetare.

Lexo edhe :  Donald Trump telefonon Netanyahu-n: Dua paqe, dhe shpejt

Ajo tha se tashmë shumë trafikantë të qenieve njerëzorë shfaqen në kufirin e Ukrainës të veshur si vullnetarë për të marrë peng gra ose fëmijë.

Ata që ajo i përshkroi si vullnetarë të rremë në një qendër refugjatësh e pyetën se ku po qëndronte. E tillë është historia e Elenës nga Ukraina.

Ata erdhën më vonë gjatë ditës dhe i thanë se Zvicra ishte vendi më i mirë për të shkuar dhe se do ta çonin atje, me një furgon plot me gra të tjera.

Ata u acaruan kur ajo u kërkoi të shihte kartat e tyre të identitetit.

Për t’i larguar burrat nga familja e saj, Elena premtoi se do t’i takonte kur gratë e tjera të ishin në furgonin e tyre. Për fat të mirë Elena shpëtoi pasi më tu larguar burrat, ajo mori fëmijët dhe vrapoi, në mënyrë që ata mos ta gjenin.