Ukraina nuk gjen qetësi, dëgjohen sirena dhe shpërthime

Një natë aspak e qetë për Ukrainën në kohë lufte. Raportohet nga qytete të shumta për sirenat e sulmit ajror dhe zhurmat e shpërthimeve, raporton The Guardian.

Prej 32 ditësh vendi është duke u përballur me agresionin ushtarak rus, pasi Vladimir Putin vendosi pushtimin e paprovokuar.

Miliona ukrainas janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Pjesa më e madhe e tyre janë vendosur në Poloninë fqinje.