Zgjedhjet në Malin e Zi, Abazoviç feston me fishekzjarre në Ulqin: Fitore bindëse, Omer Bajraktari kryetar i ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i partisë Ura në Malin e Zi, Dritan Abazoviç thotë se kandidati shqiptar, Omer Bajraktari ka fituar në zgjedhjet për kryetar komune në Ulqin.

Abazoviç ka shpërndarë një video nga festa e koalicionit “Për fillim të ri”, ndërsa shkruan: “Fitore bindëse. Ne fituam 43%. Omer Bajraktari i jonë do të jetë kryetari i ri i Ulqinit”, ka shkruar ai.

Sipas të dhënave paraprake të koalicionit “Për një fillim të ri” (URA, PD, SD, SDP dhe AA), lista ka fituar 15 mandate në zgjedhjet lokale në Ulqin.

Sipas këtyre të dhënave, lista e koalicionit të DPS-së dhe Partisë Boshnjake ka fituar 6 mandate, Forca dhe DUA nga 5 mandate dhe Mali i Zi Demokratik dy mandate.

Sipas të njëjtave të dhëna, Koalicioni “Për një Fillim të Ri” ka fituar 4757 vota, DPS dhe BS 2103, DUA 1824, Forca 1598 dhe Demokratik 821 vota.

Të fundit

Protesta e PD, policia plan masash, ja akset ju kufizohet qarkullimi i automjeteve

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën...

A ia vlen të japësh shtëpinë me qira ditore?/ 21 mijë banesa siguruan 85 mln € nga Airbnb

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka hapur dhe një mundësi biznesi për ata që zotërojnë një pronë, apo dhe të...

‘Mirror’: Butrinti, ‘Maldivet’ evropiane me mot të ngrohtë dhe çmime më të lira se Greqia

Liqeni i Butrintit në jug të Shqipërisë, i cili shtrihet përgjatë bregut të detit Jon është krahasuar me Maldivet nga turistët – falë ujërave...

Nga shpenzimet e shtatzënisë te kujdesi pas lindjes/ Kostot e rritjes së një fëmije sot

Të rritësh një fëmijë sot është bërë më e kushtueshme se kurrë. Çmimet në rritje për mallrat dhe shërbimet po krijojnë sfida të reja...

Lajme të tjera

Web TV