‘Rithemelimi’ merr kontrollin e grupit të Whatsapp të PD/ Heqin edhe Gazment Bardhin! Berisha heq ‘logon e Bashës’ nga selia blu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ka rimarrë të gjithë kontrollin e selisë blu, shtëpisë së demokratëve! Pas fortifikimeve që i larguan, pasditen e kësaj të hëne është hequr edhe logoja e madhe e PD-së, që ishte vendosur në ballinë.

Kjo logo është diskutuar si logoja e Bashës, që ishte me një blu më të lehtë dhe me shkrimin pa viza të ndërprera. Megjithatë kjo nuk i ka mjaftuar Sali Berishës dhe të besuarve të tij të cilët kanë marrë kontrollin e grupit të Whatsapp.

Në vend që të hapnin një grup tjetër, siç mund të ndodh zakonisht, të besuarit e Berishës kanë përdorur të njëjtin grup Whatsapp që përdorte më herët PD-ja e Bashës për të sjellë njoftimet.

Tashmë grupi menaxhohet nga Elona Meço, Floriana Garo si edhe Silvi Bardhi. Kjo e fundit, i ka larguar të gjithë nga ky grup, duke nisur që nga Patrik Sadikaj, që ishte dhe i fundit që nisi një lajm në grup e duke përfunduar deri të Gazment Bardhi

Të fundit

FOTO HISTORIKE/ Fillimet e një gjeniu të muzikës shqiptare, Prenk Jakova

Në foto Prenk Jakova së bashku me vëllain e tij,Dedën, më 1920. Më 27 qershor 1917, ne qytetin e Shkodrës...

Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Ky projekt është vetëm hapi i parë drejt një epoke ku sëmundjet mund të parandalohen dhe trajtohen në nivelin më të thellë: kodin tonë...

Non gratën Berishës as ia ka bërë Soros, as ia heq dot La Civita

Nga Preç Zogaj Akti i Tramp për Ballkanin Perendimor tregon se rreziku shqiptar për sigurinë kombëtare amerikane është akoma në veprim - Gjatë kësaj jave u...

Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për bashkëpronësinë

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature ku pritet të miratohet ligji për bashkëpronësinë. Ndërkaq shtatori nuk do...

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon me armë drejt të riut! Detajet nga ngjarja

Policia ka qëlluar me armë drejt një të riu, i cili lëvizte me makinë, pasi nuk i ndaloi postbllokut. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në...

Lajme të tjera

Web TV