U shpall aktori më i mirë, Will Smith mund të humbasë çmimin pas goditjes me shuplakë ndaj Chris Rock

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryefjala e ditës së sotme ka qenë goditja me shuplakë e aktorit Will Smith ndaj komedianit të njohur Chris Rock. Shkak i kësaj është bërë një shaka e komedianit me modelin e flokëve të Jada Pinkett Smith. Chris Rock tha se flokët e Jada-s (të rruara) janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku aktorja Demi Moore (në rolin e personazhit Jordan O’Neil) rruan kokën. Videoja është bërë virale në rrjet dhe të shumtë janë njerëzit që mbështesin veprimin e Smith dhe një pjesë tjetër jo.

Ndërkohë burime për New York Post treguan se pas këtij veprimi Will Smith mund të humbasë çmimin e tij, pasi u shpall aktori më i mirë.

‘’Ishte një sulm dhune. Të gjithë ishim në shok dhe u krijua një situatë e parehatshme. Unë mendoj se Will nuk do që të kthej çmimin mbrapsht, por kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë”, tha një burim për The Post.

Për ketë ngjarje ka reaguar edhe Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Në një deklaratë zyrtare nga organizatorët shkruhet: “Akademia nuk e pranon dhunën në asnjë formë. Sonte ne jemi të kënaqur të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga kolegët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën.”

Nga ana tjetër, regjisori i filmit ‘’Knocked Up’’ ka kritikuar veprimin e Smith.

‘’Ai mund ta kishte vrarë atë. Kjo është dhunë dhe inat. Ata kanë dëgjuar miliona shaka për ta në 3 dekadat e fundit. Ata nuk janë të rinj në botën e Hollivudit dhe komedisë’’, u shpreh regjisori.

Drejtoresha Ekzekutive e AMPAS, Dawn Huson deklaroi asokohe se akademia ishte një privilegj i ofruar vetëm për disa të zgjedhur brenda komunitetit global të kineastëve.

Lexo edhe :  Me duar dhe këmbë të lidhura, në brigjet spanjolle gjenden 5 trupa

“Përveç arritjes së përsosmërisë në fushën e arteve dhe shkencave të filmit, anëtarët duhet gjithashtu të sillen në mënyrë etike duke mbështetur vlerat e Akademisë për respektimin e dinjitetit njerëzor, përfshirjen dhe një mjedis mbështetës që nxit kreativitetin. Nuk ka vend në Akademi për njerëzit që abuzojnë me statusin, pushtetin apo ndikimin e tyre në një mënyrë që shkel standardet e njohura të mirësjelljes. Akademia është kategorikisht kundër çdo forme abuzimi, ngacmimi ose diskriminimi në bazë të gjinisë, orientimit seksual, racës, përkatësisë etnike, paaftësisë, moshës, fesë ose kombësisë. Bordi i Guvernatorëve beson se këto standarde janë thelbësore për misionin e Akademisë dhe reflektojnë vlerat tona’’, tha Dawn Hudson.

Të fundit

Bujqve dhe blegtorëve do u njihen vitet e punës deri në vitin 1992

Bujqit dhe blegtorët që kanë punuar në ndërmarrje bujqësore apo kooperativa deri në vitin 1992 do të kenë mundësi...

Shqipëri-Mali i Zi, nis puna për nominimin e liqenit të Shkodrës në UNESCO

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, është angazhimi i radhës i Ministrisë së Mjedisit në bashkëpunim me homologen malazeze, për të përgatitur dosjen përkatëse të...

Real Madrid – Bayern, ka nisur gara për sulmuesin 60-milionësh

Real Madrid dhe Bayern kanë nisur garën për një nga lojtarët më premtues të futbollit europian, Nick Woltemade. Sulmuesi gjerman ka shkëlqyer në sezonin e...

Punonjësit e Policisë së Fierit dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia

Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhuruan gjak për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Punonjësit e Policisë i janë...

Vala ekstreme e të nxehtit djeg Ballkanin/ Temperaturat mbi 40°C javën e ardhshme

Ballkani po përgatitet për një valë ekstreme të të nxehtit, që ka shkaktuar alarm në vendet e rajonit, ndërsa autoritetet shëndetësore u kanë bërë...

Lajme të tjera

Web TV