Lufta/ Përfundojnë negociatat në Stamboll, Rusia premton tërheqjen e trupave nga Kiev dhe Chernikiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bisedimet në Stamboll mes Rusisë dhe Ukrainës kanë dhënë rezultate të mjaftueshme për organizimin e një takimi kokë më kokë mes presidentëve të dy vendeve, Putin dhe Zelensky. Kështu deklaroi këshilltari presidencial i Ukrainës, Mikhailo Podolyak, në fund të raundit të negociatave. “Ne do të vazhdojmë negociatat me Rusinë, por do të përfshijmë edhe vendet garantuese,” tha Podolyak, duke përmendur Izraelin, Turqinë, Kanadanë dhe Poloninë.

Nëse sistemi i garancive për sigurinë e Ukrainës, i propozuar Rusisë, do të “funksiononte”, qeveria e Kievit do të pranonte statusin e “neutralitetit”, shtoi kreu i delegacionit ukrainas, David Arakhmia. Me neutralitet, specifikoi ai, nuk do të kishte baza të huaja në Ukrainë.

Kryenegociatori rus Medinsky, foli për “bisedime konstruktive”. Një takim mes Putinit dhe Zelenskit do të jetë i mundur vetëm pasi të nënshkruhet një marrëveshje paqeje nga ministrat e jashtëm përkatës. “Do të ndërmarrim dy hapa konkretë për përshkallëzimin e krizës”, përfundoi Medinsky, duke njoftuar se Rusia do të ndalojë aktivitetin ushtarak pranë Kievit dhe Chernikivit. “Nëse puna për traktatin Moskë-Kiev lëviz shpejt dhe gjendet një kompromis, mundësia e një traktati paqeje do të jetë më afër”, përfundoi Medinsky.

Të fundit

Gramsh, të lënduarit transportohen me helikopter drejt Tiranës

Në situatën dramatike që po përjeton Gramshi prej disa ditësh, ka nisur transportimi me helikopter i të lënduarve nga...

Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve, ka ardhur nga Kanadaja

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga traditat e hershme të Malësisë...

Anglia liron 26 mijë të burgosur: Nuk kemi vend

Mbi 26,000 të burgosur, përfshirë edhe disa me dënime të gjata, janë liruar në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të një programi qeveritar që...

Zbulohet arsyeja pse Cristiano e mban celularin jashtë dhomës së gjumit

Tashmë të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo mban një rutinë rigoroze stërvitore në moshën 40 vjeç, si dhe ndjek udhëzime po aq të...

Tiranë, bie nga lartësia në kantier! Humb jetën punëtori 67-vjeçar

Një 67-vjeçar, punëtor në një kantierë ndërtimi ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme. Policia e Tiranës njofton se shtetasi Rr.M., 67-vjeç ka humbur...

Lajme të tjera

Web TV