Në ditët e fundit të detyrës, Rama përshëndet Sorecën: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia jote

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditët e fundit të detyrës së tij si ambasador i BE, Kryeministri Edi Rama e ka falenderuar duke publikuar edhe një fotografi me Luigi Soreca.

Rama e ka falënderuar për punën e palodhur dhe respektin që ka treguar kundrejt Shqipërisë, duke i uruar edhe suksese në detyrën e tij të re.

“Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia jote”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca do të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) pas emërimit të tij nga Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell si i Dërguari i tij i Posaçëm për Migracionin e Jashtëm, me gradën Ambasador.

Pozicioni i ri vjen si një vlerësim për punën e tij të suksesshme në Shqipëri si Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian që nga shtatori 2018.

Ky emërim i Sorecës vjen disa muaj përpara, pasi ishte parashikuar të ikte në korrik, por situata e krijuar nga refugjatët ukrainas ka bërë që të përshpejtohet lëvizja. Emërim i Sorecës në detyrën e re vjen pa u emëruar ende zëvendësuesi i tij nga BE në Tiranë.

“Faleminderit i dashur Luigi për punën tënde të palodhur në Shqipëri

Faleminderit i nderuar ambasador i BE për respektin tënd kundrejt Shqipërisë.

Faleminderit për gjithçka i dashur mik napolitan.

Suksese në detyrën e re, Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia jote.”, shkruan Rama.

Të fundit

Senatori amerikan Graham: Po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey...

Ajsbergu masiv i afrohet këtij fshati të vogël, banorët të alarmuar

Një ajsberg me “përmasa titanike” është afruar në mënyrë të rrezikshme pranë një fshati të vogël në Grenlandë, duke kërcënuar shtëpitë e banorëve. Sipas një...

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për TCH se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse...

Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

Ekspozitat zëvendësohen nga fragmentet e luftës dhe pushtimit nga Charlotte Higgins Një statujë gjigante e stilit kubist nga epoka sovjetike, që përfaqëson një ushtar prej betoni...

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Ja ku mund të aplikoni

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional. Rama bën me...

Lajme të tjera

Web TV