Vuçiç i frikësuar: Shqiptarët duan të kryejnë një ‘operacion Stuhia’ në Veri të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili në fushatën e tij zgjedhore ka shpeshtuar diskursin për rrezik nga “provokimet dhe kërcënimet për luftë”, në një intervistë dhënë në televizionin propagandistik “Tv Happy” tha se shqiptarët në Kosovë duan ta spastrojnë etnikisht veriun e Kosovës nga serbët, duke iu referuar “Operacionit Stuhia” të vitit 1995 në Kroaci.

“Nuk kam asnjë iluzion se shqiptarët duan të kryejnë një ‘operacion Stuhie’ në Veri të Kosovës. Por, kjo nuk do të ishte e lehtë”, tha Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç madje, mes tjerash, e paraqiti veten si “ruajtës të paqes dhe stabilitetit” pas mosmarrëveshjes së lejimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë, duke thënë se ka sakrifikuar personalisht që të ruhet paqja, dhe të mos e njohin e Kosovën.

“Paramendojeni betejën time të brendshme për diçka personale, dhe për diçka që është në interesin kombëtar. Ja një shembull. A t’i dërgojmë kutitë e votimit në Veri të Kosovës, apo të dorëzojmë atë që do të ishte avantazhi i 50-55 mijë votave për mua. Dhe kështu, unë, që po luftoj për secilën votë që mund të marr, tani s’kam zgjidhje tjetër pos të dorëzoj një numër të madh të votave. Më mirë të mbetem pa 50 mijë vota se sa të ndodh një katastrofë ndaj nesh. Do të ishte një de fakto njohje e Kosovës. Mirëpo, nuk ka zgjedhje dhe as vota përmes të cilave do t’ua jepnim pavarësinë”, ka thënë Aleksandër Vuçiç.

Kjo, sipas Vuçiç, ishte “gracka” që ia kishte përgatitur Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili kërkoi që Qeveria e Republikës së Serbisë t’i drejtohet me kërkesë zyrtare Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lexo edhe :  Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Vuçiç, gjithashtu tha se ekziston indinjatë e thellë nga serbët e Kosovës ndaj Albin Kurtit.

“Kurrë nuk i kam parë njerëzit e Kosovës në atë gjendje sesa atë ditë kur erdhën në Beograd. Serbët gjithmonë më kanë dëgjuar dhe më kanë thënë se e kuptojnë se çfarë kam refuzuar në Bruksel dhe Washington. Për herë të parë kam parë kaq shumë hidhërim te ta. Ata erdhën në takim, komandantët e njësive të veriut, edhe pse ishin kërcënuar, dhe i luta ata të mos e bëjnë këtë, sepse nëse i lënë institucionet do të ishte katastrofike për ta. Po e shtyej mbledhjen deri pas zgjedhjeve, që situata të mund të jetë më e mirë”, tha Vuçiç mes tjerash.

Zgjedhjet serbe të 3 prillit nuk do të mbahen në Kosovë, pasi Serbia refuzoi t’i adresohet qeverisë së Republikës së Kosovës me një kërkesë zyrtare për të marrë leje.

Të fundit

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Nxehtësia ekstreme, një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato...

Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret...

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk kishte ndodhur, më 26 korrik...

Lajme të tjera

Web TV