A do të arrestohet Alqi Bllako? Mbërrin në GJKKO kërkesa e SPAK

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka kërkuar sot GJKKO të caktojë masën e sigurisë arrest në burg në mungesë për Alqi Bllakon, i cili dje dorëzoi mandatin e deputetit. Pritet që arrestimi i tij, edhe pse do të duhet fillimisht të bëhet masa e sigurisë, të ndodhë nesër apo një ditë më pas. Nuk ka gjasa që masa e sigurisë të caktohet sot, kjo pasi gjykata është e ngarkuar me 9 masa sigurie.

Alqi Bllako dorëzoi dje zyrtarisht mandatin e deputeti, pasi Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi arrestimin e tij, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre lidhur me aferën e inceneratorëve. Në një reagim të shkurtër për ngjarjen 2 ditë më parë, Bllako mohoi akuzat, teksa u shpreh se do të sqaroj të vërtetën para drejtësisë.

Dy ditë më parë, SPAK ekzekutoi 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë u lëshuan edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga 9 urdhër arrestet, 7 ishin masa sigurie ‘arrest me burg’ dhe 2 në arrest shtëpie. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohet zyrtarisht nga prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

SPAK i kërkoi Kuvendit leje për arrestimin e Alqi Bllakos, i cili akuzohet se ka përfituar 15 milionë lekë duke falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë e ktheu në truall, mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi. GJKKO ka dhënë masat e sigurisë për 9 persona të përfshirë për aferat me inceneratorët. Në burg  prej javësh ndodhet  ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.