Daçiç: Pa Rusinë s’mund të ruajmë Kosovën, prandaj nuk i vendosim sanksione Putinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta e pashembullt që Vladimir Putin ka nisur në Ukrainë ka vendosur në një pozitë të papërshtatshme Serbinë e Aleksandar Vuçiqit, pasi politika serbe në vazhdimësi ka luajtur me dy karta, atë të Moskës dhe atë të Brukselit e Perëndimit. Pas agresionit rus në Ukrainë, Serbisë iu desh të zgjidhte në mes të botës perëndimore dhe demokratike që dënoi e sanksionoi Rusinë apo brutalitetit të Vladimir Putinit.

Por pavarësisht presionit perëndimor, Serbia vazhdon të jetë i vetmi vend në rajon që synon integrimin në BE e që s’ka vendosur sanksione kundër Rusisë.

Për një veprim të tillë ka folur kreu i parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili njihet edhe si mik i ngushtë i presidentit rus, duke thënë se nëse do t’i vendosnin sanksione Rusisë atëherë kjo do të nënkuptonte “dorëzim për Kosovën”.

“Ne duhet të shmangim të qënurit emocional dhe irracional për situatën aktuale. Nëse jemi të gatshëm të heqim dorë nga Kosova, atëherë ne mund t’i vendosim sanksione Rusisë. Por ne nuk jemi të gatshëm, prandaj nuk mundemi. Si do ta mbrojmë Kosovën pa një aleat. Unë s’po them që ne kemi një aleat të ri. Sanksionet kundër Rusisë nuk e dëmtojnë Rusinë, por Serbinë. Rusia iu ‘mbijetoi” sanksioneve të Malit të Zi, do t’iu mbijetojë edhe sanksioneve të Serbisë”, ka thënë Daçiq për Tanjug.

Në këtë intervistë për agjencinë e lajmeve serbe, Daçiq ka folur edhe për vendimin e Republikës së Kosovës për të mos lejuar organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës./Express

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV