Nga Elton Qyno
Një seancë maratonë dëgjimore, ka qënë ajo e zhvilluar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, (KPA) ndaj kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Kjo e fundit së bashku me avokatin frances, Gregory Thuan Dit Dieudone, i cili përfaqëson çështjet Civile-Penale, dhe në Gjykatën e Strasburgut, parashtruan pretendimet e tyre para 5 anëtarëve të KPA-së.
Në seancën që zgjati për gati 7 orë, kryeprokurorja e Tiranës vuri në dukje një sërë provash të rënda, manipulative dhe aspak institucionale në hetimin administrativ për dosjen e saj nga ana e Komisionerëve të Pavarur të Kulifikimit.
Në seancën që herë pas herë ndiqej në korridor edhe nga komisionerja e KPA, Natasha Mulaj, Imeraj nxori në dritë fakte tronditëse, që implikojnë drejtpërdrejt ish-relatoren e saj dhe ish-drejtuesen e KPK-së, Genta Bungo, duke e akuzuar këtë të fundit se kishte dashur tëg ngrinte kundër, të gjithë KPK-në dhe një sërë institucionesh shtetërore në Shqipëri, me qëllimin e vetëm për të ngelur në Vetting, Elisabeta Imeraj.
Faktet tronditëse të parashtruara në seancë, nxorën zbuluar Genta Bungon dhe vëzhguesin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jakobs, ku të dy së bashku kanë ndikuar tek trupa gjykuese me qëllim dhënien e një vendimi negativ për zonjën Imeraj.
Aq më tepër që dokumentacioni i paraqitur në seancë, tregoi qartazi se “çifti”, Bungo-Jakobs, kishin ngritur një skemë edhe të manipulimit të informacioneve të reme, me qëllim bërjen pis të subjektit të rivlerësimit, Elisabeta Imeraj.
Dhe ajo që ishte akoma dhe më e rëndë, ishte fakti se kryetarja e KPK-së,Genta Bungo, ka kryer veprime tallëse dhe bullizuese, ndaj subjketit Elisabeta Imeraj, duke e quajtur atë “Maloke”, për shkak të orgjinës së saj nga qyteti i Tropojës.
Në një kallëzim penal të bërë në prokurorinë e Tiranës për akuzën e “Kanosjes” nga shtetësja A.M, kjo e fundit një punonjëse pranë Vettingut, ka fakte dhe sms tronditëse, që tregojnë qartë ndërhyrjet e Genta Bungos dhe cilësimet e saj “Maloke”, për subjektin e rivlerësimit, Elisabeta Imeraj.
Ky kallëzim penal është referuar për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Durrësit, ndërsa sms-të e lexuar në seancë ishin teje tronditëse.
Një nga shumë bisedat e referuara në këtë kallëzim ishte: “…zonja komisionere Genta Bungo, ka një paragjykim të tmerrshëm për subjektin e rivlerësimit. Ajo u përgjigj duke qeshur: “…Çfarë të duhet, një maloke më pak? Madje nga Tropoja. Pupupupu!”.”
Madje në dosjen hetimore ka dhe sms-ë të tjera që nxjerin zbuluar Genta Bungon, e cila u shprehet puntorëve të saj në KPK se:”…ajo malokja, duhet të qërohej nga sistemi i prokurorisë…”.
Prokurorja Imeraj e ka cilësuar ketë një rast të pastër diskriminimi, duke theksuar se nuk mund të penalizohet prej origjinës.
“Më ka ndodhur të përballohem me situata të ndryshme, një stigmatizim të tillë të bërë për qëllime politike e kuptoj. Komisioneri për Diskriminim ka një raport për stigmatizimin dhe paragjykimin tim për prejardhjen nga Tropoja. Si mund të vendoset një stigmatizim i tillë për origjinën, dhe për më tepër nga brenda institucionit. Kjo është e papranueshme ndaj kujtdo, jo vetëm për mua”- u shpreh me tej gjatë seancës prokurorja Elisabeta Imeraj.
Kjo dosje vijon të qëndrojë e nxehtë në duart e prokurorëve të Durrësit, të cilët ende nuk kanë dalë me një vendimarje për kallëzimin e bërë nga shtetësja A.M që është punonjëse në “Vetting”.
Çështja e një përgjimi seksual të vëzhguesit Hans Kijlstra që braktisë detyrën
Në parashtrimet e bëra nga subjekti i rivlerësimit, Elisabeta Imeraj, kjo e fundit vuri në dukje dhe akuzat trilluese që janë bërë ndaj saj për një përgjim të paligjshëm, të ish-vëzhguesit të dosjes së saj të ONM, Hans Kijlstra.
Në fakt bëhet fjalë për një denoncim të remë, duke ja atribuar këtë përgjim pikërisht Elisabeta Imeraj.
Prokurorja parashtroi se vëzhguesi ndërkombëtar e ka bërë të ditur një thashethem të tillë, pikërisht 7 muaj pasi ai ishte larguar nga Shqipëria, duke braktisur detyrën e tij në Tiranë.
“…Unë nuk kam bërë asnjë përgjim. Vetë personalisht skam bërë asnjë përgjim të paligjshëm dhe privat. Për shkak të profesionit kam bërë përgjime vetëm me vendim gjykate në dobi të një çështje penale. Por kurrë nga ana ime nuk është përgjuar as i huaj dhe as shqiptar, për qëllime private dhe personale…”-ka deklaruar Imeraj.
Për këtë gjë jam matur disa herë ta kontaktoj privatisht Hans Kijlstra dh eta sqaroj mbi këtë situatë, por në fund një gjë të tillë, nuk e kam bërë pasi gjithçka mund të konsiderohej si një intimidim dhe ndërhyrje e paligjshme, apo qoftë dhe ushtrim i ndikimit.
Imeraj, shtoi se ka kërkuar në mënyrë zyrtare që të fillojë një hetim me qëllim gjetjen e shkaqeve tëg përhapjes së këtij thashethemi dhe nëse kishte gjë të vërtetë ose jo.
Për këtë kallëzim është nisur një procedim penal dhe aktualisht, është prokuroria e Durrësit, që po heton çështjen.Për të bindur, ajo ftoi anëtarët e trupës gjykuese që të tërhiqnin aktet e plota të dosjes hetimore në prokurorinë e Durrësit.
Një E-Mail fals në adresë të Jakobs, vetëm pak para se prokurorja të konfirmohej në detyrë
Në seancën e djeshme u fol edhe për një personazh denoncues, Valentino Ymeri,i cili vetëm pak minuta se Imeraj të konfirmohej në detyrë,ka dërguar një informacion të rreme tek vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jakobs.
E-maili është dërguar pak minuta para vendimit për konfirmim në detyrë.Denoncohej se në prokurorinë e Tiranës ishin punësuar tre emra familjare të anëtarëve të KLP dhe sipas këtij e-maili, emërimet ishin bërë pikërisht nga Elisabeta Imeraj.
Ndër të tjera Valentino, ka kërkuar që trupa gjyqësore që konfirmoi në KPK, Elisabeta Imeraj, të hetohet nga SPAK. ONM u vu në lëvizje nga një individ dhe e-mail fals, pasi ky person nuk ekziston si individ në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Nëpërmjet Valentin Ymerit, Theo Jakobs, kërkoi hetim nga SPAK dhe ILDKPI, e mandej në ILD, për trupën gjyqësore të KPK-së dhe anëtarët e KLP-së që kishin punësuar njerëzit e tyre në prokurori.
“…ONM kërkoi hetimin tim në SPAK dhe Gent Ibrahimit, se së bashku kishim kryer korrupsion.…Ky material i referuar nga ONM, është mosfilluar nga ana e SPAK…”-deklaroi në seancë, Elisabeta Imeraj.
“…kam një karrierë prej 15 vite pune në prokurori. Se imagjinoj dot llogjikisht, që unë të kërkoj votën në KLP dhe të punësoj mandej dikë në punë. KLP ka vendosur për mua si titullare në prokurorinë e Tiranës, me 11 vota pro.
Më tej Imeraj, vuri në dukje se E-maili fake ju çua dhe bordit të ONM. Qëllimi ishte të demtohesha unë si prokurore dhe jo të bëhej transparencë për procesin.
Dorëheqja e pakuptimtë e komisioneres Etleda Çiftja
Dorëheqja e komisioneres Etleda Çiftja,ka qënë një gjest i pakuptimtë, vetëm për të krijuar një shkak që Elisabeta Imeraj apo familjarët e saj, të akuzohen sikur ka ndikuar tek vendimarja e Çiftes. Vetë komisionerja Çiftja, e ka refuzuar në një shkresë të dytë, këtë situatë të pakuptimtë që ajo ka bërë me doreheqjen e saj.
Komisionerja Etleda Ciftja ka dhënë doreheqjen nga trupa gjyqësore në KPK, duke bërë një lojë të pisët me qëllim njollosjen e prokurores së Tiranës, dhe akuzuar se njerës të afërm të familjes së saj, i kanë ndikuar në vendimarje.
Larja e hesapeve me ish-burrin, s’mund të kthehet hakmarje në këtë kohë në vetting
Një komision i tërë që është udhëhequr nga Genta Bungo, është vënë në shërbim për të goditur Elisabeta Imeraj. Bungo dhe Theo Jakobs, ka bërë presion institucioneve dhe punonjësve për të shpifur informacion ndaj prokurores, vetëm e vetëm për të goditur, Elisabeta Imeraj.
“…Shpiknin informacion të remë për Elisabeta Imeraj në ONM dhe Vetting. Kjo është e turpshme shumë e rëndë. Turp, jemi prokurorë dhe s’mund të shpikin informacion për një të pandehur. Po është gjëja është, por jo të shpikim e shpifim, e të themi gjëta që nuk qëndrojnë…”.
“…Larja e hesapeve mes Genta Bungos dhe ish-burrit tim, A.B kur kanë qënë njëri student e tjetra pedagoge, s’mund të dihej nga unë ky konflikt mes këtyre dy personave i ndodhur në vitin 1999 në ambjentet e fakultetit Juridik. Dhe kjo situatë konfliktuale e asaj kohe s’mund të risillet në kohë për hakmarje ndaj meje,në një kohë kur unë s’kam pasur dijeni për këtë konflikt dhe as e kam njohur fare Bungon dhe ish-burrin, kur ai ka qënë student…”-ka pohuar prokurorja Imeraj.
Batuta epike në seancë
Për një moment gjatë zhvillimit të seancës, relatorja e çështjes Ina Rama, kërkoi ndërprerjen e procesit, për pak çlodhje. Pasi trupi gjykues hyri sërisht në sallë për të rifilluar seancën, Relatorja Ina Rama, i kërkoi kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, se nëse kishte shumë parashtrime mund ta vazhdonin dhe ditën e nesërme seancën përgatitore.
Kjo pasi për shkak të disa obligimeve të disa anëtarëve të trupës gjyqësore, seanca nuk duhet të s’gjaste shumë gjatë.
Nga ana tjetër Elisabeta Imeraj, u shpreh se do mundohej të bënte një përmbledhje sa më të shkurtër të parashtrimeve, por për dobi të procesit duhet të lexonte të gjitha kundërshtimet, duke e shoqëruar edhe me një batutë si më poshtë:
“…nëse jemi për ditë të gjata këtu, ju na thoni të marim lejen e zakonshme e të meremi me këtë punë së kështu me shtyrje, s’bëjmë dot as punën tonë, as të shtetit pastaj….Për mua prevalon detyra ime shtetërore si kryeprokurore e Tiranës dhe jo vetëm seanca. Mbrojtësi im në këtë proces, nesër largohet pasi ka edhe ai obligimet e veta….
Pas kësaj relatorja Ina Rama, ka lejuar vijimin e seancës dëgjimore.
Zgjidhja e martesës dhe pensioni ushqimor
Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, është dashur të japi shpjegime edhe për zgjidhjen e martesës me ish-burrin e saj, A.B, madje të japi kundërshtime për gjetjet e komisionerit Publik, lidhur me mungesën e pagesës së ushqimit mujor të fëmijëve të saj nga ana e ish-burrit.
“…historia e zgjidhjes time të martesës është bërë objekt i diskutimit dhe parashtrimit nga komisioneri publik në këtë seancë. Mos i hyjmë marëdhënies të personalizuar të çdo individi, siç është martesa. Mos i hyjmë detyrimit financiar tek fëmijët. Nga ana jonë është bërë një marëveshje që për çdo vit të bëhet pagesa nga ish-burri… dhe kjo pagesë është bërë një herë në vit në bankën Credins në datën 7 korrik 2020 dhe 7 korrik 2021. Këtu ju kam vënë në dispozicion dhe dy faturat bankare të pagesës…”-ka deklaruar Elisabeta Imeraj.
Madje ajo shtoi se në gjykatën e Tiranës, është një proces tjetër që zhvillohet me ish-burrin e saj.
Dënimi fake i ish burrit në Itali
Për më tepër kryeprokurorja Elisabeta Imeraj, ka dhënë shpjegime edhe për një denoncim dhe pretendim të dënimit të burrit të saj në Itali.
Agron Bajri, nuk ka qënë kurrë i dënuar në Itali. Kjo vërtetohet nga një mori shkresash, të konfirmuara nga autoritet ligjzbatuese shqiptare dhe ato Italiane.
“…Çështja në itali është pushuar nga gjykata me argumentin se fakti nuk ekziston dhe në këtë këtë proces ka marë pjesë dhe ndihmës Prokurori i Përgjithshëm në Itali. Për më tepër që drejtësia italiane ka dëmshpërblyer Agron Bajrin financiarisht për këtë gabim të bërë…”-tregoi Elisabeta Imeraj.
Për të provuar këtë gjë,Imeraj i vuri në dispozicion një mori dokumentash shqiptare dhe italiane trupës gjykuese.
Ndërsa një denoncues, Rahim Shehu, e ka lidhur ish-burrin e prokurores, Agron Bajri, si kushëri të një grupi kriminal me mbiemrin Bajri në Shkodër.
Madje Rahimi në denoncimin e tij, e lidh kryeprokuroren e Tiranës, si nuse në këtë fis Bajri dhe që ndikon e pushon çështjet për llogari të këtij grupi, kriminal.
“…Kjo është çmenduri. Unë kurrë skam qënë nuse në këtë fis dhe aq më tepër ish-burri im të ketë lidhje me anëtarë të këtij fisi dhe jo më të mendosh se unë kam mbyllur dosjet e tyre…”-ka treguar Imeraj.
Avokati Frances,paraqiti disa pyetje që s’mori përgjigje nga komisioneri publik
Avokati paraqiti një sërë pyetjesh për Komisionerin Publik, por duket sikur nuk mori asnjë përgjigje. Komisioneri Publik, nuk jep dot s’qarime për të mbështetur në asnjë provë për shkaqet e ankimit të paraqitur prej tij.
Komisioneri Publik, është mbrojtur duke u fshehur pas vëzhguesit Ndërkombëtar. Sipas Komisionerit, nuk ishte funksioni i tij për të arsyetuar më tej gjetjet e paraqitura nga vëzhguesi i ONM-së, por i ka marë ato si të mirëqëna duke paraqitur ankimin në KPA.
Disa nga pyetjet e avokatit tëg Elisabeta Imeraj, ishin konkretisht:
1. A janë bërë hetime dhe çfarë hetimesh janë bërë për deklaratën e Z.Kijlstra që ky i fundit është përgjuar apo vëzhguar?
2. Çfarë verifikimesh janë kryer nga ana juaj?
3. A janë pyetur burimet nga ka rrjedhur lajmi?
4. A janë identifikuar familjarët e Znj.çiftja dhe a është zbuluar çfarë kanë thënë ata?
5. Nëse janë identifikuar, a është identifikuar se çfarë lidhje kanë këta me subjektin e rivlerësimit?