Të shtëna me armë në Lezhë, plagoset kreu i Njësisë Administrative Kallmet

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur në Kallmet dhe është transportuar drejt spitalit.

I plagosuri është Besnik Simoni administrator i njësisë administrative Kallmet në Lezhë.