Dita Botërore e Autizmit, ministrja e Arsimit: Ti nuk je vetëm në këtë botë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka dhënë mesazhin e saj në Ditën Botërore të Autizmit, me një video të momenteve nga aktiviteti me fëmijët e Shkollës Speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë.

Ekspozita e pikturës, këndi senso-rekreativ dhe koncerti i organizuar në palestrën e shkollës, i shtuan ngjyra dhe emocione kësaj dite, duke përcjellë mesazhe ndërgjegjësuese dhe duke përqendruar vëmendjen tek këta fëmijë.

Në statusin e saj shoqërues të videos së veçantë ajo shpreh angazhimin për të punuar më shumë që të sigurojë të drejtat dhe mirëqënien e tyre.

‘Shikoni sa të mrekullueshëm janë këta fëmijë që takova në Shkollën Speciale “Luigj Gurakuqi” Tiranë, të cilët me rastin e Ditës Botërore të Autizmit kishin përgatitur një koncert shumë mbresëlenës së bashku me mësuesit e tyre të përkushtuar. Ne do të punojmë më shumë për të siguruar të drejtat dhe mirëqënien e tyre.’- thuhet në mesazhin e ministres.

Të fundit

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Lajme të tjera

Web TV