U plagos një ditë më parë, arrestohet kreu i Njësisë Kallmet në Lezhë

Kreu i Njësisë Administrative në Kallmet në Lezhë, Besnik Simoni i cili u plagos me armë zjarri një ditë më parë, është arrestuar sot, pasi rezulton se ka patur shkëmbim zjarri mes tij dhe Altin Markut.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:00 , ku Marku i bëri pritë në mes të rrugës funksionarit lokal, duke qëlluar disa herë brenda makinës me të cilën udhëtonte ai, ndërsa Simoni iu përgjigj po ashtu me të shtëna arme. Simoni mori tre plumba dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu komunikua arresti, ndërsa Marku mori një plagë në krah dhe është dërguar po ashtu te Spitali i Traumës.

Ngjarja dje erdhi pas një konflikti verbal mes tyre në zyrën e Simonit, ndërsa mësohet se sherri ka nisur një vit më parë.