Ishte kthyer në makthin e bizneseve, kapet “skifteri” 16-vjeçar në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 16 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh të ndodhura në disa biznese.

Në kuadër të operacionit të koduar “The last”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit O. H., 16 vjeç, i cili në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje në biznese në zona të ndryshme të Tiranës.

Sipas policisë prej muajit shkurt 2022 deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë pas një jave ndjekje nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, ky shtetas, ka vjedhur në 6 markete, në një magazinë, në një automjet dhe në një banesë, sende të ndryshme dhe shuma parash.

“I maskuar me kapuç, për t’iu shmangur identifikimit të kamerave të subjekteve, 16-vjeçari kryente vjedhje në biznese të ndryshme.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “The last”.

Zbardhen dhe dokumentohen 9 raste të vjedhjeve në biznese të ndryshme, vihet në pranga autori i dyshuar.

Vijon puna hetimore dhe profesionale për zbardhjen edhe të disa vjedhjeve të tjera, të dyshuara të kryera nga 16-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The last”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

– O. H., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje në biznese në zona të ndryshme të Tiranës.

Lexo edhe :  Kush po e bën fushatën më të mirë elektorale?/ Ja çfarë mendojnë shqiptarët

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se në kohë e vende të ndryshme, 16-vjeçari ka kryer një sërë vjedhjesh, ku 9 prej tyre janë zbardhur e dokumentuar me prova ligjore.

Prej muajit shkurt 2022 deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë pas një jave ndjekje nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, ky shtetas, ka vjedhur në 6 markete, në një magazinë, në një automjet dhe në një banesë, sende të ndryshme dhe shuma parash”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Tym i bardhë në Vatikan, zgjidhet Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake

Rezultoi me sukses votimi i tretë në konklavën e 133 kardinalëve në Vatikan për zgjedhjen e Papës së ri. Nga...

Kush ishte Sali Berisha më 19 maj 2021?

Më 25 prill 2021, shqiptarët votuan në zgjedhjet parlamentare. Përballja ishte mes Edi Ramës, kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste, dhe Lulzim Bashës, kreu...

Qytetet më të mira dhe më të këqija për të ecur në këmbë

Një shëtitje është një nga mënyrat më të mira për të njohur një qytet – për të zbuluar atraksione, për të përjetuar atmosferën lokale...

Zgjedhjet, ky është parashikimi final i “Fjala.al” për shpërndarjen e mandateve

Teksa jemi tri ditë larg nga zgjedhjet parlamentare, "Fjala.al" përcjell parashikimet e redaksisë për rezultatet sipas qarqeve. Kjo është prognoza jonë për 11 majin: SHKODRA...

SHBA dhe Rusia arrijnë marrëveshjen? Reuters: Rrjedha e gazit rus në Evropë…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, po kërkojnë mënyra për të rikthyer rrjedhën e gazit rus në Evropë, raporton Reuters. Burime pranë diskutimeve dypalëshe...

Lajme të tjera

Web TV