Makina doli nga rruga dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 82-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 82-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, si pasojë e aksidentit të ndodhur këtë të diel në aksin Fushë Krujë-Kamëz ku automjeti doli nga rruga duke përfunduar në kanal.

Policia ka njoftuar se ka ndërruar jetë Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

“Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga”, ka njoftuar policia.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV