De Bruyne thyen barrierat e Simeones, City mposht Atleticon! Liverpool dhuron spektakël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimet e para çerekfinale të Uefa Champions League dhuruan emocione të mëdha.

Liverpool mposhti 1-3 Benfican në Portugali. Goli për të kuqtë erdhi që në minutën e 17-të, me Roberton që dërgon një kros të bukur për Konate, i cili nuk fal me kokë. The Reds do kishin mundësi të dyfishonin shifrat pas pak minutash me Luiz Diaz, por tentativa e tij nuk ka forcë të mjaftueshme dhe portieri Odysseas Vlachodimos e ka të lehtë ta presë. Gjithsesi, po Diaz, në minutën e 34-të, do i jepte një asist Manes për golin e dytë.

Benfica do ngushtonte shifrat sapo fillon pjesa e dytë. Nunez do bënte gjithçka mirë, duke çuar topin në rrjetë.

Gjithsesi, pjesa e mbetur e takimit nuk do shërbente në të mirë të portugezëve, pasi Diaz do “vuloste” fatet e takimit në të 88-tën.

Takim i ekuilibruar mes Manchester Cityt dhe Atletico Madrid në Angli. Ekipi i Guardiolës triumfoi 1-0, në një 90 minutësh interesant. Fraksioni i parë në Etihad Stadium përfundoi 0-0, me rastet që ishin me pikatore.

Për të parë golin e parë do  na duhet të prisnim 70 minuta. Nuk mund të mungonte De Bruyne në këtë nate, teksa do ishte pikërisht ai që do zgjidhte ndeshjen për “Qytetarët”.

 

 

Të fundit

Balluku inspekton punimet në Qukës – Qafë Plloçë: Hapet brenda verës

Ashtu sikurse njoftoi në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, se këtë verë përfundon një nga...

Skënder Minxhozi: Çfarë mesazhi na dha sot SHBA me një postim të thjeshtë

Titulli origjinal i shkrimit ishte "Amerika foli... dhe uroi!" Ishte e para që dikur mbante qëndrim sa herë që Shqipëria kalonte një situatë delikate, ndërsa...

5 mënyra për të rikthyer humorin e mirë kur ndiheni të lodhur ose të demoralizuar

Në një artikull të botuar së fundmi në Vanity Fair Italia, ekspertja e mirëqenies Sophie Trem ndan pesë strategji efektive për të rikthyer humorin...

Kaos te PD, Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku pretendon mandatin...

Gjermania po dëbon shqiptarët! Qeveria gjermane ka ndryshuar strategji

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur gjermane, Welt citon Günter...

Lajme të tjera

Web TV