Fevziu ‘tradhton’ Berishën: Duhet të tërhiqet nga gara për kryetar të PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Blendi Fevziu thotë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga gara për kryetar i PD-së dhe të mbajë aty një rol honorifik, në mënyrë që t’i hapë rrugën ardhjes së një lideri të ri në këtë parti.

Fevziu tha se PD ka nevojë urgjente për hapjen ndaj të rinjve, intelektualëve dhe grave, sepse kjo parti është defiçente në këto kategori.

“Unë mendoj se Berisha duke luajtur një rol honorifik në PD duhet të hapte një garë, por jo duke kandiduar vetë. Edhe pse politikan i rëndësishëm, ai e mbylli karrierën e tij me dëshirën e vet në 2013.

Bëri një gabim duke anuar garën në drejtim të Bashës. Për arsye dhe të moshës, i bie të garojë në moshën 81-vjeçare. Jo se nuk ndodh. PD me Berishën ka zgjidhje afatshkurtër. Me një kandidat të ri, PD mund të shihte hapjen e një rruge më të gjerë.

PD ka nevojë për një person 35-40 vjeç. PD ka qenë e drejtuar nga ata njerëz që në 1990 kanë qënë studentë.

Berisha ka dështuar me të rinjtë, ka defiçit të madh. Në përfaqësimin e grave ka defiçit të madh. PD nuk ka prodhuar figura të mëdha të rëndësishme”, tha Fevziu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Kujtojmë që Fevziu ka qenë mbështetës publik i Sali Berishës, në betejën kundër Lulzim Bashës, për rimarrjen e PD.

Por tani me sa duket ka ndryshuar mendim.

Të fundit

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se "njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën...

“Konflikti Rusi-Ukrainë, drejt ngrirjes më shpejt se sa pritej”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka deklaruar sot se mundësia për një "ngrirje" të konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës është më afër se...

Kosovë, BE u bën thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e...

Plani amerikan për Libanin, Hezbollahu çarmatoset brenda vitit

Shtetet e Bashkuara i kanë prezantuar Libanit një propozim për çarmatosjen e Hezbollahut deri në fund të vitit, së bashku me fundin e operacioneve...

Turizmi në Durrës po rritet, 6500 vizitorë në Kullën Veneciane

Një nga pikat më të vizituara gjatë këtij sezoni në qytetin e Durrësit është Kulla Veneciane, monument i shekullit XV. Pas restaurimit ajo është kthyer...

Lajme të tjera

Web TV