“Fiton 500 dollarë në ditë”/ Stresi flet për punën e ish-partneres si kameriere: Ka jetë luksi dhe shtëpi në Toronto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fakti se ish-partnerja e Stresit, Keisi, punonte si kameriere në një klub nate në Kanada, bëri shumë bujë në Shqipëri dhe qarkulloi gjithandej nëpër rrjet.

Lidhur me këtë, Keisi reagoi përmes një postimi të gjatë në “Instastory”, ku zbulonte se në 5 ditët e javës punon në bankë dhe më pas punon në lounge.

Duke iu referuar komenteve që i bënë për jetën luksoze, Keisi tha se “punon shumë dhe shijon lekun e saj”.

Por jo vetëm kaq, pasi edhe Stresi i doli në krah përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se është vajzë që punon vetë për të arritur gjithçka dëshiron vetë.

Ndërsa ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5”, reperi i njohur tha të njëjtën gjë duke thënë se nuk është shqetësuar asnjëherë nga puna e Keisit, aq më pak ta gjykojë.

“Shumica e vajzave të reja kanë atë punë se është fitimprurëse sepse është 400-500 dollarë dita. Gjithmonë e kam ditur. Mua nuk më ka penguar puna e Keisit, atë e ka penguar puna ime.

Është një vajzë që dëshiron të fitojë vetë. Unë do ta mbroj gjithmonë një vajzë që kam bashkëjetuar për 7 vite, pastaj është normale që ta mbroj. Mënyra se si është gjykuar, jo vetëm unë, por të gjithë duhet ta mbrojnë. Ajo ka jetën e luksit, ka shtëpi të vetën në Toronto, nuk është aspak e lehtë të kesh shtëpi deri tek 800 mijë dollarë, gjithë jetës kështu ka qenë familja e saj.

Ka qenë vajzë që nuk i interesonte për paratë e të ëmës e të atit, donte t’i fitonte vetë”, tha Stresi në Ftesë në 5.

Të fundit

“Noche Triste”, kur lakmia spanjolle u mbyt në gjakun e vet dhe solli Natën e Trishtuar

30 qershor 1520 Ka netë kur perandoritë përkulen, jo përballë ushtrive më të mëdha, por përballë krenarisë së atyre që...

Kina në ofensivë teknologjike, Xi “ringjall” frymën e Maos

Në fillim të viteve 1950, ndërsa Partia Komuniste e Kinës përpiqej të rindërtonte vendin e shkatërruar nga luftërat, Mao Zedong, heroi revolucionar dhe udhëheqës...

Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para të ditës së sotme rrugët...

Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon. “Nuk ke problem të gjesh...

Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

(Martesa Bezos-Sánchez po rishkruan rregullat e modës – dhe s’ka më asgjë që ish-redaktorja e Vogue mund të bëjë për këtë.) Marina Hyde Sa ironike që...

Lajme të tjera

Web TV