Gjykata i heq masën e pezullimit Presidentit të FSHF-së, Armand Dukës

Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku.

Gjykata ka vendosur që ata të hetohen për “shpërdorim detyre” pa masë pezullimi, ndërkohë që mbetet i pezulluar zyrtari tjetër, Ardian Haçi.

Ky vendim lejon Dukën dhe Shulkun të ushtrojnë detyrën e tyre, teksa kujtojmë se Presidenti i FSHF-së u rizgjodh për një mandat të 6-të në krye të “qeverisë së futbollit” rreth 2 javë më parë.