Lajm i fundit/ Aksidentohet Armina Mevlani në Astir, ja gjendja e saj!

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur te kryqëzimi i ri i Astirit.

Lajmin e ka publikuar gazetari Bledi Mane në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Manes, një makinë e re fringo Audi Q5 e cila drejtohej nga blogerja Armina Mevlani u përplas me një tjetër automjet tip Mercedes Benz duke shkaktuar dëme te të dy automjetet por jo lëndime në njerëz.

“Ndërkohë policia e qarkullimit rrugor ndodhet në vendgjarje duke marrë në pyetje drejtuesit e mjeteve. Kujtojmë se Audi i bardhë Q5 i Arminës kushton 39 mijë euro dhe është blerë dhuratë nga i dashuri i saj blogeri tjetër Shkëlzen Berisha.”, shkruan ai.