Shtirej si i sëmurë dhe vidhte pacientët, kapet hajduti në QSUT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi është kapur duke vjedhur në në urgjencën e QSUT-së. Sipas uniformave blu është prangosur Arion Gjergo, 38 vjeç.

38-vjeçari shtirej si pacient dhe duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita mjekësore.

Dyshohet, se A. Gj. është autor i disa rasteve të vjedhjeve të ndryshme, të ndodhura kohët e fundit, në ambientet e QSUT-së dhe në rrugën e Dibrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 milion lekë të rinj, një orë dore dhe një çakmak.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pacienti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Vihet në pranga 38-vjeçari, për një seri vjedhjesh të pacientëve në urgjencën e QSUT-së.

38-vjeçari shtirej si pacient dhe duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita mjekësore.

Zbardhen dhe dokumentohen edhe disa raste të tjera të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 milion lekë të rinj, një orë dore dhe një çakmak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Pacienti”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

-A. Gj., 38 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Ky shtetas, është kapur në flagrancë duke vjedhur një shumë parash në automjetin në pronësi të shtetasit R. Rr., në ambientet e spitalit QSUT, i cili kishte shkuar për vizitë mjekësore.

Lexo edhe :  Murtaja e derrave në Lezhë/ Sëmundja afrikane, ngordhin 60 derra

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, duke u shtirur si pacient në QSUT, përfitonte nga rastet e urgjencave mjekësore dhe vidhte sende të personave që shkonin për mjekim në spital.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se shtetasi A. Gj. është autor i disa rasteve të vjedhjeve të ndryshme, të ndodhura kohët e fundit, në ambientet e QSUT-së dhe në rrugën e Dibrës.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV