Kreu i shtetit/ Rama dhe Berisha “bëhen bashkë” për të mos bërë Bashën president

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar çdo mundësi që Lulzim Basha të bëhet president i vendit.

Edhe Berisha prej ditësh ka dalë kundër kësaj ideje. Pavarësisht se negociatat për zgjedhjen e një emri konsensual vijojnë, angazhimi më i madh i PS-së do të jenë vendimet që do të merren në Kongresin e Partisë Socialiste që do mbahet më 9 prill, ku pritet të ketë surpriza.

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur dje online Asamblenë e Partisë Socialiste. Kryeministri Rama ka dhënë detaje se çfarë do të ndodhë dhe se çfarë do të diskutohet në Kongresin e PS që do të mbahet të shtunën (9 prill), teksa tha se do të ketë surpriza. Lidhur me emrin e ri të Presidentit të Republikës, kryeministri deklaroi se maxhoranca i ka votat për zgjedhjet e një “presidenti normal” dhe se nuk do të varen nga influencat brenda kampit opozitar. “Ne kemi nisur një proces, ka një skuadër të mandatuar nga PS për të hapur një kanal komunikimi me forca, grupe, individë në parlamentin e Shqipërisë që përfaqësojnë anën tjetër, e cila është një anë me copa dhe çika, por sidoqoftë këtë nuk e kemi zgjedhur ne, ne thjesht respektojmë këtë konfiguracion që ata kanë krijuar.

Në ndërkohë kemi hapur një proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS i ka votat për të zgjedhur Presidentin dhe nuk varet nga votat e të tjerëve, kështu që edhe përgjegjësia është e jashtëzakonshme për t’i dhënë Shqipërisë një president që të jetë një njeri normal”, tha Rama. I pyetur për mundësinë e kandidaturës së Lulzim Bashës si president, Rama tha: “Lulzim Basha mund të bëhet president i Republikës me votat e kësaj shumice aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin Oscar me mbështetjen e syriqimit.net”. Edhe Berisha ishte një nga kundërshtarët e fortë të idesë që Lulzim Basha të ishte një nga opsionet për të marrë postin e kreut të shtetit.

Pavarësisht se “armik historik” duket se Rama dhe Berisha janë “pajtuar” në një pikë që Basha nuk mund të jetë president. Më herët, në takim me Asamblenë e PS-së kryeministri kërkoi që qeveria të bëjë edhe opozitën e vetvetes. “Natyrisht këtu kemi e sfidën e madhe që ka fituar dhe do vijojë të fitojë nëse do jemi vazhdimisht edhe opozitë e vetvetes në sensin më të mirë dhe do vijojë të ecë në ritmin e një vetë riformimi pa pritur që të tjerët ti venë në pah. Pastaj është pjesa që ka të bëjë me rolin e PS në procesin legjislativ dhe sfida më e madhe ende e pazgjidhur e një mardhënie nga përfaqësuesit e zgjedhur, pastaj sesioni tjetër organizativ. Të gjithë punën e bërë që sekretarët do të raportojnë për atë që kanë bërë, por edhe për vizionin e tyre lidhur me ato rol dhe objektivat e tyre për të realizuar vizionin që në fund do kërkoj dhe miratimin e Kongresit.” tha Rama. Kreu i qeverisë thotë se PS do të vazhdojë vetëreformimin teksa shton se sfida më e madhe është forcimi i marrëdhënieve mes përfaqësuesve të popullit, me vetë popullin. “Tema tjetër e shëndetit dhe e mirëqënies shoqërore, dhe tek tema e rinisë dhe inovacionit. Janë këto panele që do të moderohen nga anëtarë të Kryesisë së Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar. Janë të ftuar të marrin pjesë në mënyrë aktive, përveç deputetëve të PS-së, anëtarëve të Kongresit dhe të ftuar të tjerë sipas ushave. Do kalojmë në sesionin tjetër ku përveç fjalës sime si zakonisht, do të ketë fokus në disa drejtime të rëndësishme. Së pari Këshillimi Kombëtar, rezultatet që do publikohen nesër. Përbëjnë një arsye të fortë për tu trajtuar në instancat e kësaj partie.

Lexo edhe :  OSBE në SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore

Çështja e angazhimit politik si një çështje jo thjesht e natyrës organizative por një çështje shumë e madhe e këndvështrimit shoqëror ndaj politikës dhe këndvështrimin e politikës ndaj shoqërisë. Hapje e vazhdueshme e politikës për të tjerët, për të rinjtë, por jo vetëm, por për forca të tjera të rëndësishme të shoqërisë. Natyrisht këtu sfidën e madhe të kësaj partie, e cila ka fituar, do vazhdoj të fitojë nëse do jetë vazhdimisht opozitë e vetvetes. Do të vazhdojë të ecë me ritmin e një vetreformimi organik, pa dëgjuar të tjerët për t’i vënë në pah nevojën për reformim”, tha Rama. Ai tha se kjo është pjesa që ka të bëjë me rolin e PS-së në procesin legjislativ dhe sfida më e madhe, ende e pazgjidhur, e një marrëdhënie të re organike mes përfaqësuesve të zgjedhur dhe zgjedhësve. “Pastaj sesioni tjetër, do jetë organizativ ku sekretari i përgjithshëm do bëjë paraqitjen e punës së bërë nga sekretariatit. Sekretarët do flasin të gjithë për punën që kanë bërë. Për vizionin e tyre lidhur me atë rol si dhe objektivat e tyre për të realizuar atë vizion. Gjë që do të kërkojë në fund dhe miratimin e Kongresit përsa i takon programit të paraqitur nga sekretarët. Me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm, unë e konsideroj të arsyeshme, Kongresi të marrë në konsideratë të zgjerojë sekretariatin me dy sekretarë të tjerë”, tha Rama. Kreu i Qeverisë tha se Kongresi do të jetë i ndarë në dy pjesë, teksa u shpreh se ndryshe nga herët e tjera, ketë herë do të ketë të ftuar edhe qytetarë dhe grupe të interesave të ndryshme. Rama ndër të tjera shtoi se do të diskutohet për politiken e jashtme të vendit por edhe për energjinë dhe rëndësinë e saj në ditët e sotme si dhe sekretarët do të flasin për punën e bërë deri më tani si dhe planet për punën në të ardhme. “Kongresi këtë herë do të jetë ndryshme nga herët e tjera pasi do të jetë një kongres në pjesën e parë i hapur për grupin për aktorë dhe faktorë shoqëror apo të ftuar. Një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së Kongreseve qoftë në pjesën përpara saj apo në bulevard apo tek Nënë Tereza ku do ti kushtohemi disa temave në diskutimet tona, i kemi identifikuar si tema të një rëndësie të dorës së parë. Duke filluar nga tema e politikës së jashtë Shqipëria, rajoni dhe natyrisht marrëdhëniet tona me Europën tek tema e energjisë që sot ka një rëndësi edhe më të veçante sesa në të përditshmen e saj, me mjedisin dhe lëvizshmërinë, tek tema tjetër tek shëndeti dhe mirëqenia dhe tek tema e rinisë dhe inovacionit. Janë këto panele që do të moderohen nga anëtarë të kryesisë së PS së bashku me anëtarë të kabinetit ku do jenë të ftuar të marrin pjesë vec deputetë edhe të ftuar të tjerë sipas fushave”, nënëvizoi ai.

Zgjerohet sekretariati

Rama gjatë fjalës së tij ka njoftuar se mund të zgjerohet me dy sekretarë sekretariati i Partisë Socialiste. “Me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm unë e konsideroj të arsyeshme që Kongresi të zgjerojë sekretariatin me dy sekretarë të tjerë dhe diskutimet e hapura do të lidhen edhe më funksionimi dhe këndvështrimin e punës së mëtejshme edhe me statutin e ri të PS. Kjo është pamja e përgjithshëm e Kongresit. Në fund të gjithë organizatorët do të bëjnë për publikun një përmbledhje të temave dhe nga ana tjetër do përcaktojnë edhe piketat që më tej Qeveria, grupi parlamentar do punojnë për të marrë përsipër për të realizuar këto angazhime” tha Rama ndaj të tjerave.

Të fundit

Shqetësime për shëndetin mendor të Britney Spears, shfaqet duke kërcyer me një kukull

Britney Spears u pa në Meksikë duke zbritur nga makina me një burrë nga ekipi i saj, i cili mbante në dorë një...

Autopsia nxjerr detajet, Ilaria Sula është goditur me forcë në kokë dhe trup

Një akt i papërfytyrueshëm dhune ka tronditur opinionin publik italian dhe shqiptar. Ilaria Sula, një studente 24-vjeçare shqiptare me ëndrra të mëdha për të...

Integrimi në BE, Rama: Synojmë që të gjithë grupkapitujt të jenë mbyllur brenda 2027

Nga një konferencë të përbashkët për shtyp me Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Radosław Sikorsi, Ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë, kryeministri...

“Krijoi monopol”, gjykata mund të detyrojë Zuckerberg që të shesë Instagram

Një gjykatë amerikane në Uashington mund të sjellë telashe serioze për gjigandin e rrjeteve sociale, META. Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës në Shtetet...

Humbi kontrollin e motomjetit, vdes 16-vjeçari në Shkodër

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi...

Lajme të tjera

Web TV