Shpërdoruan detyrën, pezullohen 9 zyrtarë në Tiranë, Korçë dhe Kolonjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërdoruan detyrën, pezullohen 9 zyrtarë të pyjores në Korçë, Tiranë dhe Kolonjë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Green Forest”.

Operacioni i zhvilluar pas një hetimi disamujor, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kryer nga punonjësit shtetërorë.

Pezullohen nga ushtrimi i detyrës, 9 funksionarë publikë të disa institucioneve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi disamujor, finalizuan operacionin e koduar “Green Forest”, gjatë të cilit bënë ekzekutimin e masave të sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuar me vendimin e datës 28.03.2022, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit:

Gëzim Pasho, 54 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve Korçë);
Fjoralba Tota, 28 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë (me detyrë drejtore e Drejtorisë së Inspektimit të Pyjeve Tiranë);
Marin Shpata, 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë përgjegjës i Sektorit Operacional në Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve Tiranë);
Erion Qelemeni, 39 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës i Sektorit të Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë);
Julian Muke, 47 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Kontrollit të Territorit Korçë);
Kostandin Dishnica, 51 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë);
Paqesor Cane, 61 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë kryeinspektor në Sektorin e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit Kolonjë);
Olsi Jarazi., 52 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Drejtorinë e Inspektimit të Gazit dhe të Naftës Korçë);
Jorgji Menksh, 53 vjeç, banues në Korçë(me detyrë inspektor në Drejtorinë e Pajisjeve nën Presion Korçë).

Lexo edhe :  Krijimi i Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së FA, Vengu: Hap historik

Këta shtetas, gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në institucionet shtetërore të përmendura më lart, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, me kryerjen apo moskryerjen e veprimeve me dashje, në kundërshtim me ligjin, duke iu sjellë personave të tjerë, përfitime të padrejta dhe duke dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve dhe personave të tjerë juridikë”, tnuhet në njoftim.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV