PD po spastrohet, PS mund të vetëpastrohet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në hetimin e dosjes së inceneratorëve SPAK dhe gjykata kanë arrestuar një ish-ministër të Ramës Leftër Kokën dhe deputetin socialist Alqi Bllako, ndërsa nuk dihet ende se deri ku mund të shkojë hetimi i mëtejshëm. A i lëkund kjo situatë pozitat e qeverisë? Rama është shprehur se “përgjegjësia është individuale”, por në gjykimin politik, a mban përgjegjësi për përfshirjen e këtyre individëve në listën e deputetëve të PS-së?

Aspekti i parë i rëndësishëm në një proces kaq të ndjeshëm hetimor ka të bëjë që përfundimisht politika nuk i merr më në mbrojtje indivisët e saj që akuzohen për përfshirje në korrupsion. Historiku 30 vjeçar për aq pak procese që janë hapur dikur ka dëshmuar që politika i ka marrë në mbrojtje dhe madje është bërë pengesë për drejtësinë që të thellojë hetimet. Jo vetëm në rastet kur është ushtruar presion për të mbyllur hetimet apo që gjykatat të pushonin çështjet por dhe raste më të rënda kur politika apo pushteti ka sfiduar drejtësinë. Mjafton të kujtojmë rastin e gardistëve që u strehuan në bodrumet e kryeministrisë pas 21 janarit dhe që penguan prokurorinë të zbatonte ekzekutimin e ndalimeve, apo në rastin kur një titullar i rëndësishëm shtetëror vazhdonte ta drejtonte institucionin ndresa ishte nën arrest shtëpiak pasi ish kryeministri Berisha e mori në mbrojtje, çka ndikoi në mbylljen e çështjes. Në këtë kuadër kemi një progress që duhet vlerësuar. A ka korrupsion në Shqipëri? Është e qartë që po dhe vetë reforma në drejtësi u krye me qëllimin për tiu bërë pengesë këtij fenomeni alarmant në shoqërinë shqiptare. Ndaj ka rëndësi që gjithkush dhe secila palë ti hapë rrugë insitucioneve të reja dhe të mos bëhet pengesë për përfitime politike. Madje e kundërta, për insitutcione si SPAK, BKH etj, duhet inektuar besim që procesi të ecë dhe të pandëshkueshmit në këto 30 vite ta ndiejnë presionin se do të ndëshkohen, e nuk do të gjenë mbrojtje më nga politika. Ndaj ndërsa shtrohet pyetja nëse lëkundet qeveria nga ky hetim, do të gjykohej se humbja e besimit ndaj saj mund të ndodhte nëse pala tjetër, opozita pra, do të ishte e pastër kristal çka  do ti shtojë kredibilitet përballë një maxhorance që goditet nga hetimi i zyrtarëve të vet. Por vështirë se opozita mund të mburret për pastërti dhe që nuk i ka ngjyer duart me korrupsion sa ka patur mundësi, si në kohën kur qeveriste vet apo në vijimësi. Të gjithë janë kontributorë në këtë situatë alarmante të nivelit të korrupsionit ndaj është më mirë të na kursejnë retorinë politike dhe leksionet e moralit. Është më mirë që tia lënë në dorë organeve të drejtësisë të bëjnë punën e tyre e të vijojnë më tej. Pasi nuk mund të besohet se çështjet e korrupsionit mbarojnë më rastin e Bllakos apo të Kokës. Aferat e dyshimta janë bërë kapicë ndër vita dhe përgjegjës për këtë janë nga të dyja palët.

Brenda kampit të mazhorancës ka një “përbërje ndryshe” të Grupit Parlamentar të PS-së, ku fillimisht ishte Mimi Kodheli që mori mandatin e deputetes, Fatmir Xhafaj që theu herësin duke marrë vota individuale dhe së fundmi Pandeli Majko që mori mandatin që iu hoq të arrestuarit Bllako. A është ky tregues që PS e “traditës” dhe koncepti i Rilindjes kanë një ndarje grupimesh, pavarësisht se i bashkon pushteti?

Mendoj se situata aktuale në kampin e maxhorancës vjen nga një proces më i natyrshëm evoluimi, ndryshë nga sa po ndodh në kampin e opozitës ku e shkuara e ka mberthyer për gryke dhe nuk e lejon të gjejjë rrugët e të ardhmes. Rrymat e ndryshme që ekzistojnë në PS, evidentimi i tyre dhe madje dhe përplasjet që mund të kenë mes tyre besoj se i kanë bërë mirë PS-së. Kjo ka bërë që gjithçka brenda saj të jetë në lëvizje, të ketë konkurencë vlerash dhe idesh, duke mos lejuar që PS të shndërrohet në një kënetë me ujra të qeta e ku asgjë nuk lëviz. Vetë këneta është shkalla e fundit e degradimit të habitatit e nën ato ujra të qeta gjallesat zhduken. Kjo situatë e qetësisë relative e ku asgjë nuk i trazon ujrat të kujton atë çfarë ndodhte në PD dhe rezultati tashmë dihet. As nuk arriti të krijojë besim, as nuk ka forcë të evoluojë e të krijojë elita të reja për ta cuar partinë në sfidat e kohës. Janë këto koncepte të ndryshme e që janë ende të dallueshme midis dy forcave më të mëdha politike të vendit që bëjnë edhe dallimin midis tyre. Në rastin e PS është kjo përballje e rrymave të ndryshme brenda saj që arrin ti japë vitalitet si në marrëdhëniet me elektoratin ashtu edhe në efikasitet qeverisës. Gara që ndodh brenda kampit të socialistëve është dhe çelësi i sukseseve të deritanishme të saj. Nëse kjo garë ndërpritet atëhere cikli i fitoreve do të ndërpritet ashtu siç mund të krijohet një hendek midis elitës që do të ndihet e vetkënaqur me bazën dhe me elektoratin.

Lexo edhe :  Xhim Morison, legjenda e pavdekur e muzikës

Duke parë zhvillimet në kampin e PD-së, me përçarje, akuza dhe shpërbërje edhe ideologjike, që vijnë nga drejtime me “dorë të hekurt” dhe autoritare të kryetarëve, a mund të nisë një “katarsis” edhe brenda PS-së, apo në këtë rast janë me parimin: “sa të jemi në pushtet mbështesim kryetarin dhe mënyrën e drejtimit të tij, dhe nëse humbet akuzojmë kryetarin?

Ajo çfarë shohim në kampin e PD të bën të gjykosh se procesi i rënies së bësueshmërisë së saj vijon ende. Për fat të keq rënia nuk ka kapur fundin që të shpresosh për një ringritje, por ajo vazhdon e nuk dihet se në çfarë thellësish do të shkojë. Kjo jo thjesht nga kriza që ka shoqëruar gjithë këto muaj dhe nga përplasja e egër mes dy palëve që çoi dhe në përballjen e tyre në zgjedhjet e 6 marsit. Problemi i PD është se ende nuk ka nisur një process bashkimi, por përkundrazi ndarja po thellohet. Nëse vendimi i gjykatës i dha opsione ligjore rifutjes në godinën e PD-së Komisionit të Rithemelimit, ribashkimi nuk presupozon se një palë i mbivendoset palës tjetër, apo që të mos njohë asgjë sikur nuk ekziston çfarë ka ndodhur përgjatë periudhës së ndarjes. Berisha tashmë flet si kryetar ndonëse ende nuk është shpallur i tillë dhe nuk lejon të njihet si ofiqar gjithkush që mban një post zyrtar përsa kohë partinë e drejtonte Lulëzim Basha. Strategjia që përdoret për të mos i njohur si palë me të cilët duhet biseduar e bërë marrëveshje bashkimi, por duke i trajtuar si persona të përveçëm e që mund të bashkohen si vullnet personal e jo palë, nuk besoj se do bëjë një bashkim të vërtetë të demokratëve. Nëse një pjesë kërkon të dominojë me forcë mbi palën tjetër, më e pakta është që ajo pjesë të largohet pasi nuk gjen më vend në atë familje politike. Ndaj bllokimi i procesit evolutiv prej Berishës i cili ka shpallur ndërkohë se do të jetë ai kryetar e askush tjetër, veç do të mbajë peng të ardhmen e PD-së. jo thjesht pse Berisha është non grata, por pse është ndërprerë procesi i qarkullimit të elitave që mund ti japin PD-së një imazh të ri dhe energji të reja.

Kongresi i Partisë Socialiste do të mblidhet pas pak ditësh. Kryeminstri Edi Rama vendosi që mandati i Kryetarit të Partisë është katër vjet dhe nëse humbet zgjedhjet duhet të japë menjëherë dorëheqjen, gjithashtu pritet të largohen edhe 61 kryetarët e PS-së në rrethe, përse kjo lëvizje?

Në kushtet kur ke një opozitë të dobët ekziston rreziku që maxhoranca të bjerë në vetkënaqësi, çka do të kish pasoja të rënda në qeverisjen e vendit. Fakti që PS e merr në dorë situatën e nuk nanuriset në rehatin e maxhorance pa rivalitet politik, është positive dhe duhet vlerësuar. Rivitaliteti dhe gara mbeten elementi i suksesit dhe këtë Rama duket se e ka kuptuar mirë e nuk përton të bëjë shkundje të partisë. Në këtë aspect testi i parë do të jetë në zgjdhjet e ardhsme vendore dhe duket se PS po mendon seriozisht për to. Përderisa hap procesin e garës për 61 kryetarët e PS në rrethe ky është një lajm pozitiv çka fut konkurencën por dhe përfshin vullnetin e anëtarësisë. Gjithashtu debate i kongresit mund të shërbejë për të evidentuar dhe difeket që mund të vërehen në sektorë të mndrsyhëm të qevrisjes çka mund të hapë mundësinë për axhustime në punë e saj apo dhe në zëvendësimin e figurave të veçanta të saj për ti dhënë një marsh më shumë efektivitetit.

 

 

Të fundit

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia...

Pas vapës ekstreme, përmbytje/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të...

PSG dhe Bayern përplasen në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich përballen me fillim nga ora 18:00 në fazën çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.  PSG siguroi kualifikimin në këtë...

Mes protestave në Serbi, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka inauguruar sot në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e mediave një segment të rëndësishëm të autostradës “Milosh...

E pazakontë në Mirditë, 31-vjeçari denoncon humbjen e bashkëshortes

Një 31-vjeçar ka denoncuar në Policinë e Mirditës humbjen e gruas, shtatë vite më e madhe nga ai. Kallëzimi ëhstë bërë ditën e djeshme, por...

Lajme të tjera

Web TV