Rusët morën peng për 1 muaj të gjithë fshatin ukrainas, i detyruan të flinin mes kufomave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupat ruse kanë mbledhur banorët e një fshati ukrainas dhe i kanë mbajtur për 4-javë të mbyllur në një bodrum të ngushtë, ku gjendeshin kufomat e 12 personave.

Yahidne, 80 milje në verilindje të Kievit dhe pak jashtë qytetit të dikurshëm të rrethuar të Chernihiv, u pushtua nga forcat ruse në fillim të luftës.

Ushtarët pushtues detyruan 130 të rritur dhe fëmijë të largoheshin nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e armëve dhe i futën në bodrumin e ndërtesës së shkollës lokale, pretenduan banorët.

Ata u mbajtën atje nga fundi i shkurtit, ndërsa beteja u ndez rreth fshatit të tyre deri në javën e kaluar, dhe disa vdiqën në kushte mbytëse.

Një i mbijetuar, 60-vjeçari Mykola Klymchuk, i tregoi BBC-së bodrumin .

“Kjo ishte një gjysmë metër hapësira ime. Unë isha duke fjetur në këmbë, “tha ai, duke treguar cepin e largët të dhomës.

Klymchuk tha se ishte e pamundur të lëvizte nga frika se mos shkelte pengjet e tjerë. Ai tha se midis 40 dhe 50 prej atyre që mbaheshin në bodrum ishin fëmijë, me më të vegjlit vetëm dy muajsh.

Ata në shumicën e rasteve nuk lejoheshin të dilnin për të përdorur tualetin, përkundrazi u detyruan të përdornin kova.

 

Të fundit

Trump mund të mos lejohet të flasë në Parlament gjatë vizitës shtetërore në Britani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mund të mos e gëzojë privilegjin e të adresuarit probleme...

Thashethemet për një romancë me Xhensila Myrtezajin, Ledri thyen heshtjen

Në një intervistë televizive, Ledri nuk mohoi zërat për një romancë të re në jetën e tij, pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha, me...

Ndryshime në kupolën e Policisë/ Korça dhe Elbasani me drejtues të rinj

Ditët e fundit kryepolici Ilir Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin, por edhe në drejtues qarqesh. Raportohet se Drejtori...

Vijon aksioni në Theth, prishen rreth 70 objekte pa leje, pritet ‘kuvendi’ i banorëve

Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Situata ditën e sotme paraqitet më e...

Nis konflikti 34-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

13 korrik 2006 Më 13 korrik 2006, konflikti i armatosur ndërmjet Izraelit dhe grupit shiit libanez Hezbollah mori përmasa dramatike, kur forcat izraelite vendosën bllokadë...

Lajme të tjera

Web TV